Remember Me


LIVE CHAT | BOOKMARK
| INSTANT MESSENGER
 
RSS
Poezi
Posted On 12/24/2007 00:30:35 by xxlover_1
Jo nuk është mungesa e dollarit që më shpartallon por ajo rithirrje e padjallëzisë fëmijrore prangat e baballarëve tanë të mposhtur imitimi në qoshe rrugësh prej bijëve të etërve fitues ato mirazhe të kota vdekur në udhëtim e sipër vrasës të meteoriteve të pafajshëm jo nuk janë kufijtë sherrëvënës nuk janë kufijtë e hapur dykanatësh përuljes të të plotfuqishmëve që më përplasin në këndin e harruar por zëri im i pafuqishëm për të gjetur veshin që dëgjon jo nuk janë TV-të sindication as gazi nervin që asfikson metropolitanën që më hidhërojnë shikimin por rrokullisja e vetvetes në hiçin e braktisjes së alleluia-s jo nuk janë kanosjet e akullnajës ekspansioni i shkretëtirës vdekja e ishujve oqeanikë të mbytur por miliarda vetmi që zvarriten përbri miliarda vetmish të tjera në muzgun ultra të ndritshëm të njeriut fillikat

Tags: Poezi Te Zgjedhura



Bookmark:



Viewing 1 - 6 out of 7 Comments


Page:  1 | 2 | Next >  Last >>

   ujup

 hey  njerz ju sjeni normal a une sdi poezi veq po ju uroi  per keto poezi te bukura  shummmm  te bukura 

04/09/2008 09:04:32

   Bona_De
Nëna ime ndihej frikshmërisht keq dhe e mësova prej një udhëtari 6 muaj më pas daja ishte transferuar në qiell dhe munda ta di një vit më vonë prej një shoferi porta e shtëpisë time ishte thyer kush më spiunonte tani është president dhe munda ta marr vesh dy vjet më pas prej një gazete të ricikluar atdheu im po shpërbëhej dhe m'u njoftua prej TV-së të të tjerëve haluçinacionet e mia ishin ç'helmuar të mbeturat të konxheluara por pasqyra ishte e thyer dhe shpirtkënaqur nuk mund të numëroja rrudhat
12/24/2007 00:34:14

   Ania_1983
Në natën groteske të Halloween-it qenë të gjithë të rishfaqurit e Ustica-s të bërët hi të Moby Prince-it të hedhurit në erë të Bologna-s kokëprerit e Algjerit e të Drenicës (mungesë për gratë dhe fëmijët e varrosur në Otranto sepse clandestinë) pas tyre klithnin në eufori dosjet gjyqsore prej të cilave mbijetojnë të mykurit vrasës me kurorë heronjsh të dyshimtë të vërtetat e mbuluara në fund të detit vikama e kotë e të të afërmve në ditën tragjike të Hallowween-it ajo e Premte duhej të rikthehej e Shenjtë të falurat e njollosura zinin ngushtë sakristitë dhe ankthin e Zotit të hutuar sërish prej plogështisë së krijesave të tij të mangëta në ditën tallëse të Halloween-it admiralët marrin pak veten të qetë që kryen detyrën ndaj shtetit vrasës duke u kredhur në kërkime dhuratash për kurtizanet që ripërtërisin peliçet pas portave të blinduara të papërshkueshme prej pëshpëritjeve të të vdekurve të kontestuar
12/24/2007 00:33:38

   Zeshkanja_27
Nëse un them zbardh ti bërtet nxin nëse un them zog ti menjëherë dhelpër nëse un ëndërroj akullin ti menjëherë zjarrin unë shkruaj Hitler ti shpejt Stalin unë lexoj Duçe ti shpejt Pertini unë i gjelbër ti arape unë rrugë ti skutë unë gjumë ti kalvar unë Jesù e ti Pilato ç'të bësh ç'të bësh bota është kaq e vogël sa që s'mund të jetojmë dot veç e veç
12/24/2007 00:33:08

   Zina_De
Unë thërres Woytila e përgjigjet guru Asahara unë thërres Sebastianos e përgjigjet Zhirinovskij unë thërres De Gasperi e përgjigjet Musolini unë thërres Nënë Tereza e përgjigjet Barbarella unë thërres Buda e përgjigjet Muhameti unë bërtas e ulërij bërtas e ulërij në sforcimin mbinjerëzor për të deshifruar kodin e gabuar të botës
12/24/2007 00:32:11

   xxlover_1
Kam kërkuar Edenin dhe gjeta Skëterrën bo bo kam duartrokitur J.F.K. dhe më ështe ngërdheshur Neroni një strehë për të tjerët kërkova dhe humba shtëpinë time një botë për të gjithë ëndërrova dhe humba atdheun tim thuamëni ju lutem që nuk jam i çmendur që s'duhet të vazhdoj kërkimin e kotë se jo ofromëni një copë litar se jo ofromëni një qivur
12/24/2007 00:31:40


Page:  1 | 2 | Next >  Last >>