|
|
|
| Total Views: 7482 - Total Replies: 8 |
|
| POSTED BY: luljeta on 12/23/2007 05:49:44 |
|
se pari ju pershendes te gjithve nket web dhe ata qe viitojn ket forum a e shifni se gati gjithkund keni shkru nga pak apo nga shum keni shkru barcelona jo aq te kendshme bile nga femrat as qe kisha besu qe shprehen ne aso mnyra ketu e edhe per dashuri por nket temm te feve askush ska shkru shum keq , mendimi im per fe asht qe askush sduhet ta urrej fen e kundert ekte ebejn shum prinder sepse femit qka ndegjojn nga prindet e mbajn ne zemer dhe ju lind urrejtja mes fes se kundert . secilla fe esht emir un personalisht se urrej asnje fee historin ton shqiptare edini fort mir ndoshta jo tan por shumica po pra menje fjal te shkurt krejt shqiptart jan te nje gjaku nese je fetar i fort mbaje fen por mos perdor si forc ndaj tjetrit ,por duaje tjetrin si vetveten e mos e urrej askend nje zot ekemm te gjith dikush ithot allah dikush ithot perendi e tjera por nje emen ka ZOT .me rastin ekti viti qe kan ra afer festat ju uroj edhe festen e kurban bajramit edhe krishtlndjen zoti ju bekoft mbar popullin ton shqiptr ne krejt bot ku gjinden dhe ne vit te ri qe po vjen gjdo te mir per secillin URIME URIME VITI RI 2008 PAQIT SHENDET LUMTURI E PLOT DASHURI .tung tung me nderime luljeta qe ju pershendet te gjithve pa marr parasysh qka je e kush je te jesh njeri esht me randsi ,tungg
|
|
| POSTED BY: Erzeni on 12/23/2007 17:36:38 |
|
Me vie mire qe Juve Luljeta dhe shoqja e Yte e konceptoni te qenit me perkatsei fetare te ndryshme pa ngarkese ,gje qe duhet te jete normale per cdo shqiptar.Historia jone e lavdishme sa edhe e dhimshme duke qene te pushtuar me shekuj te tere nga pushtues te ndryshem qe pas vetes dosido lane gjurmet e tyre sado inekzistente,por qe ne fakt asnjehere nuk arriten vije demarkaconi ne mes shqiptareve te besimit islam dhe atyre te krishtere.
Keto dallime ne mes shqiptaresh mundohen ti mbjellin ata qe nuk e konceptojne fene ne permasat e saja te mirefillta me qellimin e vetem dhe final te saj edukimin e mases.
Kater librat e zotit te ofruara njerzimit ne periudha te caktuara kohore,nese shiqohen me sy studiuesi koincidojne me nivelin e vetedijes se njerzimit per periudhat perkatese.
Andaj sot fese duhet shtuar graden shkencore te kohes ,te te arriturave ne te gjitha fushat e zhvillimit te shoqerise njerzore,dhe vetem ne kete menyre fuqia e saj ndarese te cilen e mbollen armiqte gjate shekujve behet e paperfillshme.
Te gjithe vellezerve te nje gjaku te krishtere e myslimane Ju uroj festat e kerije fund viti me maksimen e Pashko Vases:"FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA"
--------------------------------------------------------------
Korrektesi, Sinceritet, Dashuri dhe Respekt
|
| Back To Top |
|
| POSTED BY: luljeta on 12/23/2007 17:46:06 |
|
o ju falenderohna ju qe keni shkru sa i perket ksaj teme qe kam fillu ty steysi flmm se pari njashtu ty pepa flmmm shumm ´poashtu ty erzeni shum flm qe ke shenu per ket tem eshpresoj qe edhe te tjert ti bashkangjiten si ksaj teme si tjerav tema te ndryshme qe ka nket forum dhe te gjith qe vizitojn ket webside
|
| Back To Top |
|
| POSTED BY: Bjondeja on 12/23/2007 21:56:51 |
|
pershendetje siss
e perkrah temen e juaj
sa i perket te qeshurat e feve
ato jan idioti kush perqesh fen
pa marr parasysh se ciles fej i takon duhet respektuar
kam nderin te ju pershendes te gjithve juve ce merrni pjes ne kete forum
dhe kisha pas deshir te ju lus pak respekt sa i perket feve Respektone gjethsecilen fe
me nderime si dhe 
--------------------------------------------------------------
hi all;)
|
| Back To Top |
|
Pershendetje ce te gjithe me duhet te kycem edhe une ne kete tem patjeter,Një nga pikat kyçe të historisë sonë kombëtare që kërkon një shpjegim më të plotë, si në rrafshin filozofik, politik e shoqëror, është bashkëjetesa e gjatë paqësore midis tri feve kryesore në trojet shqiptare; e katolicizmit ortodoksizmit dhe islamizmit. Deri tani kanë zotëruar ide të ndryshme dhe shpesh kontradiktore për prozelitizmin shqiptar, qoftë nga autorë shqiptarë ose të huaj. Ndonëse nuk mund të mohohet vlera e disa arsyetimeve, nuk kemi si të pajtohemi me ata studiues të cilët mbështetin hipotezën se ndjenjat fetare të shqiptarëve kanë qënë të sipërfaqëshme, jo të ngulitura thellë, prandaj ata e kanë ndërruar besimin sipas rrethanave historike dhe kushteve administrative duke rënë në një farë kompromisi për të harmonizuar nevojat shpirtërore me nevojat e rëndomta materiale. Kio hipotezë që e veçon popullin shqiptar nga popujt e qerë, është e diskutueshme, në mos e dyshimtë, sepse shqiptarët gjatë historisë së tyre shekullore gjithmonë kanë pasur hyjnitë e tyre, të cilat i kanë adhuruar dhe nderuar. 'Vendet e mira" ose të shenjta, të trashëguara që nga epoka e paganizmit, si dhe tempujt dhe faltoret e trojeve tona me një lashtësi të admirueshme shumëshekullore dëshmojnë të kundërtëri e kësaj hipoteze. Duket se disa dijetarë ngatërrojnë me qëllim fanatizmin fetar me adhurimin e devotshëm shpirtëror, ndjenjë e cila shqiptarit nuk i ka munguar kurrë. Fakti më kuptimplotë është shumë i freskët. Edhe pse afër pesëdhjetë vjet propagande ateiste nga regjimi komunist edhe pas njëzet e katër vjet shtypjeje të çdo ndjenjë fetare dhe ndalimit me ligj të shërbimeve të kultit e të një ateizmi të detyruar, ndjenjat fetare të shqiptarëve, jo vetëm nuk u shuan, por u gjallëruan në format më të ndryshme, derisa u ringjallën me një forcë akoma më të madhe, duke u bërë promotore për proceset demokratike të viteve '90. Në një kuptim më të gjërë, populli shqiptar, që nga ilirët e lashtë, ka qënë pjestar i popujve të Mesdheut në zonën më aktive të botës së kulturës, në shtratin ku lindën dhe u përhapën fetë monoteiste moderne dhe kurrsesi nuk mund të qëndronte jashtë këtyre proceseve. Historia dhe ndikimet fetare janë të ndërthurura pazgjidhshmërisht me jetën e popullit shqiptar.Tipari themelor i tre besimeve kryesore në vendin tonë ka qënë toleranca, mirëkuptimi, apo bashkëjetësa paqësore, si midis feve, ashtu edhe midis sekteve të tyre. Këto e kanë burimin te ndjenja demokratike e shqiptarëve, të cilët në mënyrë të vetëdijshme ose intuitive gjithmonë kanë ditur të bëjnë dallimin se i përkasin një kombi, kanë lidhje gjaku e farefisnie, kanë gjuhë, zakone e tradita të përbashkëta dhe besimin fetar e kanë konsideruar si një të drejtë që i përket gjithsecilit ta zgjedhë sipas dëshirës së tij. Kësisoj, toleranca fetare u bë pjesë e pandarë e botëkuptimit shqiptar, duke fituar vlerat e normave morale qytetare qysh kur duket në histori shteti i arbërit, ashtu edhe më vonë kur u hodhën themelet ideore të shtetit modern shqiptar nga Rilindasit tanë.Sot gjenden njerëz që spekullojnë me dasitë fetare të trashëguara nga e kaluara, për fat të keq ndonjëherë edhe fetarë, të cilët rropaten të vënë në dukje epërsinë e një feje mbi tjetrën, ose duke i shikuar përkatësitë fetare si pengesën kryesore për bashkimin kombëtar. Kjo i shtyn disa të mendojnë, madje dhe të propozojnë se bashkimi kombëtar nuk mund të arrihet pa u kthyer së pari në një fe të vetme. Ky Iloj argumentimi nuk ka vlerë praktike dhe do të thosha se është utopik, në mos absurd.Fetë, të gjitha pa pëjashtim, kërkojnë prej çdo individi në radhë të parë përsosmëri morale, nderimin e prindërve, dashuri për të afërmin, respekt, mëshirë, dhimbshuri, zemërgjërësi, e si të tilla janë të barazvlerëshme, prandaj kurrsesi nuk mund të të jenë pengesë për bashkimin kombëtar. Disa, për të mbështetur këtë ide, e interpretojnë ose e komentojnë jashtë kontekstit historik thënien e poetit burrështetas Vaso Pasha "Feja e shqiptarit është shqiptaria". Ajo thirrje u drejtohet shqiptarëve në një kohë kur shtetet shoviniste përpiqeshin të shuanin çdo ndjenjë kombëtare duke spekulluar me besimet fetare për t'i përçarë shqiptarët. Pikëpamje të tilla, jo vetëm nuk janë demokratike, por edhe e minojnë unitetin kombëtar shpirtëror që kemi arritur dhe unitetin etnik që duam të arrijmë gjatë shekullit që vjen.Më 1934, kur unë isha ende student në Medresenë e Tiranës, Hafiz Ali Kraja botoi librin me titull: "A duhet feja? A e pengon feja bashkimin kombëtar?', ku i jepte përgjigje diskutimeve të asaj kohe për këtë çëshqe. Libri i tij ruan vlera të mirëfillta edhe sot sepse mbron parimin demokratik me argumente të shëndosha se besimet fetare nuk ka si ta pengojnë bashkimin fetar.Nga qarqe të caktuara, sot më shumë se kurrë ngrihet rreziku i fondamentalizmit islamik dhe ndërkohë kjo lëvizje instrumentalizohet për të denigruar ose diskredituar në sy të opinionit publik fenë islame. Ky është një mashtrim i paskrupullt, sepse fondamentalizmi është lëvizje politike me synime të caktuara, që i ka rrënjët tek revolta kundër kolonializmit, pra jo vetëm nuk ka të bëjë me fenë, por bie krejt në kundërshtim me parimet themelore të islamizmit, me mësimet e Kur'anit dhe porositë e All-Ilahut të Plotfuqishëm e Mëshirues. Vetëm njeriu që nuk beson në Zotin kryen vepra të këqia kundrejt bashkatdhetarëve të vet ose komuniteteve të qera, që Zoti me madhështinë e Tij i njeh të barabartë. Ekstremi tjetër janë idetë ateiste komuniste të cilat vazhdojnë të vegjetojnë nëpërmjet ithtarëve të tyre, duke mbështetur tezën se besimet fetare dhe parimet e tyre fashitin dhe pengojnë ndërgjegjen e masave popullore për arritjen e bashkimit kombëtar. Duhet kuptuar se synimi i tyre kryesor është të vërtetojnë tezën se fetë sjellin përçarje, se me parimet e tyre morale predikojnë vetëm nënshtriminndëgjueshmëri dhe që nuk pranojnë dhunën janë të dëmshme.Fatkeqësisht në Shqipëri sot për sot mungojnë fetarët e shkolluar dhe shpeshherë ndodh që një fetar i paditur i largon besimtarët, ashtu si një mjek i pazoti largon pacientët. Brezi i ri i fetarëve që po formohet dhe edukohet në shkollat e huaja, besohet se do të jetë në gjendje t'u përgjigjet më mirë nevojave shpirtërore dhe besimtarëve të rinj me një nivel arsimi më të lartë. Detyrë e fetarëve shqiptarë është t'u largohen shpjegimeve empirike dhe të jenë në lartësinë e detyrave të kohës moderne. Edukimi fetar ka vlerën e vet cilësore krahas edukatës dhe arsimit në shkollat laike e publike.Ndryshe nga fetë e tjera që e kanë kthyer liturgjinë në gjuhet kombëtare, feja islame ruan traditën që t'i zhvillojë namazet (faljet) në gjuhën arabe, pra, ajo është e njëjtë në të gjitha vendet e botës ku praktikohet islamizmi, në Lindjen e Mesme dhe të Largët, në vendet Afrikane, në Evropë dhe në Amerkë. Kjo nuk përbën ndonjë pengesë për besimtarët shumëkombësh, sepse predikimi kryhet kodo në gjuhën kombëtare e ndërkohë si Kur'ani, si librat e lutjeve janë kthyer në çdo gjuhë.Me shpresë te Zoti, qoftë i lavdëruar emri i Tij, Shqipëria në shekullin që vjen do ta gjejë veten në Evropën e Bashkuar. Dyshimet e shprehura aty-këtu se Evropa nuk do ta pranojë lehtë Shqipërinë ose do t'i vërë kushte të veçanta për shkak të përbërjes fetare, kryesisht myslimane, janë pa bazë. Më e drejtë do të ishte të pyesnim nëse integrimi do të ketë ndikime në strukturën fetare shqiptare.Për mendimin tim ky rrezik hipotetik nuk duhet të na shtyjë të ndruhemi, ose ca më keq, të kundërshhyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, sepse tj Evropa është djepi i qytetërimit, lirisë, barazisë dhe re-spektimit të të drejtave njerëzore, pra, edhe të besimit fetar. Aq më tepër tani vlen të kihet parasysh se në shtetet të fuqishme të Evropës, Francë, Gjermani, Angli, Itali, tjka komunitete islamike të mëdha, të cilat respektohen si çdo komunitet qetër fetar.Dua t'i mbyll këto shënime duke theksuar se rinia shqiptare ka nevojë të mësojë traditat fetare, harmodhe tolerancen që ka dalluar kurdoherë udhëheqësit Ifetarë të shqipërisë, kontributin që ato kanë dhënë, si në historinë e kulturës kombëtare, ashtu edhe në atë fetare, që nga Hoxhë Tasimi, Hoxhë Vokri, Hafizët: Ali Korça, Ali Kraja, Ibrahim Dalliu, etj.. Më ka lënë mbresë të veçantë vizita ime në Korçë më 1991, kur shkuam në Shqipëri me një delegacion nga Amerika, në kohën që ishin lejuar ritet në institucionet fetare. Sapo dolëm nga kryekisha ku shkuam të urojmë priftërinjtë ortodoksë, disa fëmijë na u afruan dhe me respekt na puthën dorën. Ka të ngjarë që ata nuk dinin të dallonin hoxhën nga prifti, por për ata mjaftonte që ne ishim veshur me rrobe fetare për të gëzuar respektin dhe nderimiet e tyre. Edhe unë ua ledhatova kokën me një ndjenjë krenarie se toleranca jonë fetare është karakteristikë kombëtare që edukohet qysh në vogëli
Me Respekt Juve Ce Te Gjithe
--------------------------------------------------------------
Princessa babit
|
| Back To Top |
|
pershendetje juve se parit.. eshte tem e celluar ku dhe ju pershendes perzemersishte.. me duhet edhe une te kyqem ne kete tem.. po ia filloj e ku do mbaroj sdij as vet ndoshta sdo jet e tepert shkresa ime.Përveç faktorëve ekonomiko-shoqëror, etj., të cilëtndikuan që shqiptarët të kalojnë në fenë islame, faktor ishte edhe antagonizmi ndërmjet kishës katolike dhe ortodokse, i cili i hapi rrugë përhapjes së fesë islame ndër shqiptarët në tokat e Arbërisë mesjetare, të cilat gjendeshin nën sundimin 1600 vjeçar: romak, bizantin, venedikas, bullgar dhe serb. Qysh para ndarjes së kishës perëndimore dhe lindore (1054), në vitin 1043 ndodhi një kryengriqe kundër sundimit bizantin, kur popullsia e Arbanonit mesjetar, me kulturë latine perëndimore (që shtrihej në hapësirën Prizren-Tivar, Ohër-Vlorë), nuk ishte më shtetase bizantine, meqë disa bujarë shqiptarë kishin arritur të formonin një formation politik dhe shtetëror, duke u shkëputur nga sundimi bizantin dhe kisha greke. Në anën tjetër, jashtë Arbanonit si formation politik dhe shtetëror mbeti gjysma e tij me kulturë bizantine greke (që shtrihej prej Prizrenit deri në Nish, Vilazora (Velesi), Kumanova e Shtipi), nën sundimin serb. Arbanoni etnik i mesjetës së hershme nuk shtrihej vetëm deri te Prizreni dhe Ohri, por deri atje ku hasen vendbanimet arbane-albane në burimet e shkruara mesjetare të shekujve XIII-XV, siç ishin: Arbanashi i Nahijes së Shtipit, Arbanashka e Nahijes së Kumanovës, Arbanashi i Nahijes së Prilepit, Arbanashi i Nishit, Arbanashka e Prokupës, Arbanashi i Kurshumlisë, Arbanashoviku i Nahijes, Kllopotnikut, Arbanasi i Tuzit (Mali i Zi), e shumë vendbanime të tjera mesjetare që na dalin të emëruara me emrin etnik ArbanArbanas, që dëshmojnë kontinuitetin e autoktonisë shqiptare në këto vise që nga periudha antike e shekullit Il, kur na del të përmendet fisi ilir Arbanasi-Albanoi nga gjeografi i Aleksandrisë Ptolemeu. Këto vendbanime, edhe pse dalin të përmenden në burime të shkruara gjatë shekullit XIII-XV, nuk ka kurrfarë dyshimi se ato edhe më heret ekzistonin, meqë administrata bullgare, e cila për një kohë i sundoi këto territore, qysh në shekullin XV i quajti si vendbanirne arbane-albane.Në këtë periudhë historike (XI-XII), kisha katolike e Arbanonit latino-perëndimor u paraqit si faktor kryesor integrimi i etnosit shqiptar dhe integrimit tokësor si në aspektin etnokulturor, po ashtu edhe në atë shpirtëror e religion duke e shtrirë ndikimin e vet edhe në gjysmën tjetër të Arbanonit lindor me kulturë bizantine ortodokse, që kishte mbetur nën sundimin bizantin e më vonë nën sundimin serb.Nga burimet mesjetare shihet se zhvillimi i institucioneve të kishës katolike kishte filluar me të madhe dhe ndër shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Toplicës (shumica i takonin besimit ortodoks) dhe shumë kisha ishin ndërtuar nëpër qëndrat kryesore: Prizren, PrishtinëRas (Rashkë), Kotorci-Mitrovicë, fanjevë, Trepçë, Vuçiternë, Nish, Krushevc, Prokupe, eq.. Administrata e shtetit bizantin dhe kisha e tij dhe më vonë edhe kisha sllave kishin filluar luftën e ashpër kundër kishës katolike dhe kulturës latine, duke mos lejuar diferencimin e shqiptarëve nga riti ortodoks, i cili çonte në integrimin etnokulturor të shqiptarëve dhe në integritetin tokësor rreth kishës katolike në një formation politik dhe shtetëror unik. Administrata dhe kisha serbe, pasi i pushtoi viset e Kosovës dhe Maqedonisë, nuk lejoi zhvillimin e kishës katolike dhe veprimtarisë së saj në këto vise dhe atë e shpalli si herezi, që punon kundër fesë ortodokse pravosllave dhe kundër pushtetit serb. Sundimtarët serbë dhe kisha pravosllave filluan të zëvëndësojnë gjuhën greke me atë sllave. Ata i përvetësuan kishat e ritit ortodoks grek në tokat shqiptare në të cilat shkonin shqiptarët dhe arumunët e ritit ortodoks. Ashtu vepruan edhe me alfabetin e tyre duke marrë për bazë alfabetin grek me pak modifikime e formuan alfabetin e tyre cirilik. Ata i përvetësuan edhe kishat katolike shqiptare, duke bërë përshtaqen e tyre sipas frymës dhe ngjyrës sllave me mbishkrime cirilike dhe i shndërruan në kishat e tyre nationale. Këto fakte na i dëshmojnë të dhënat arkivore nga Vatikani, ku në mes të qerash thuhet se kishat katolike në Prizren, Janjevë, Trepçë, etj., i kishin administrata dhe kisha serbe. Zhvillimin e mëtejmë të institucioneve dhe kishave katolike e ndërpreu pushteti mesjetar serb. Kjo më se miri mund të shihej nga Ligji i Dushanit, ku thuhet se katolicizmi është herezi latine, ndërsa katolikët janë gjysmëbesimtarë. Asnjë pravosllav nuk guxon të kalojë në fenë katolike; nëse kalon në të, duhet të dënohet ose të kthehet që më parë në krishtërizëm. Është i njohur fakti se nën presionin e administrâtes së Dushanit nënshtetasit e besimit katolik ishin kthyer në fenë pravosllave dhe ajo i kryqëzonte në kundërshtim me ligjet e kishës. Martesat e personave në mes të katolikëve dhe pravosllavëve rreptësisht anulloheshin, nëse burri nuk kalonte në fenë pravosllave. Sipas një letre të Papës - Klementi VI, të cilën në vitin 1346 ia kishte dërguar Stefan Dushanit, përmendej se kishën e Shën Mërisë në Prizren dhe kishën e Shën Pietrit mbi Prizren, që më parë ishin nën mbikqyrjen e Biskupisë katolike të Kotorrit qysh moti i kishin përvetësuar mbretërit serbë nga Rashka. jo vetëm paraardhësit e tij, por edhe vetë Dushani kishte vepruar në të njëjtën mënyrë. Këto veprime i përcillte shumë mirë në atë kohë Zyra e Papës në Romë. Në një krisobulë të Dushanit thuhet se edhe shqiptarët që vijnë për të bërë meshë në kishat pravosllave, duhet të punojnë sikurse serbët. Këto të dhëna të burimeve të shkruara na dëshmojnë se sundimtarët mesjetarë serbë ia kishin arritur qëllimit të vet, meqë pjesën më të madhe të shqiptarëve të besimit katolik i kishte kthyer në fenë pravosllave. Këto dëshmi shihen edhe nga dokumentet kishtare sllave të shekullit XIII si dhe nga regjistrimet e popullsisë së administratës osmane të shekullit XV, ku zakonisht të bijtë a fëmijët i mbanin emrat tipikë sllavë, ndërsa prindërit e tyre i mbanin patronimet (mbiemrat) karakteristikë dhe tradicionalë shqiptarë. Ndryshimi i antroponimeve - emrave të popullsisë shqiptare kishte filluar që në fillim të shekullit XIII dhe vazhdoi deri në rënien définitive të pushtetit ndytese në Kosovë e Maqedoni, përkatësisht deri në vendosjen e administratës osmane në vitet 1451-1455.Të gjitha burimet e shkruara mesjetare flasin qartë se në tokat e Arbërisë mesjetare u zhvillua një luftë e ashpër në mes kishës latine perëndimore dhe bizantine lindore, për mbizotërimin në Ballkan, jo vetëm në aspektin shpirtëror e religion por edhe politik-tokësor. Depërtimi i osmanëve në Ballkan dhe administrata e tyre, shqiptarët i gjeti në një dezintegrim të plotë, të ndarë në aspektin etnokulturor dhe politiko-tokësor. Po aty shqiptarët ishin të ndarë në tri kisha: ata të besimit katolik ishin të lidhur me Romën nëpërmjet Biskupisë së Tivarit, ndërsa ata të besimit ortodoks e pravosllav ishin të lidhur me Kostandinapolin (Stambollin) nëpërmjet kishës së Ohrit dhe të Durrësit. Në këtë periudhë mesjetare administrata e fisnikëve shqiptarë - ekskluzivisht mbahej në gjuhë të huaja. Muzakët administratën e mbanin në gjuhën greke, Kastriotët e mbanin në gjuhën latine dhe sllave, Balshajt në gjuhën latine dhe sllave, ndërsa fisnikët logofetët dhe tregëtarët e vegjël në Kosovë me prejardhje shqiptare, si Lesh Spani, qeveritar i Novobërdës, Gjergj Mazrreku, logofet, Bogban Krizma, tregëtar i Prizrenit, administratën e mbanin vetëm në gjuhën sllave-serbe. Kisha sllave-serbe gjatë shekujve XIII-XIV e kishte përforcuar mbizotërimin vetëm në Kosovë dhe Maqedoni, por kisha sllave dhe popa me prejardhje shqiptare kishte edhe në Ulqin, Shkodër, e deri në Elbasan, Berat e Vlorë. Në anën tjetër, kisha katolike ishte dobësuar, meqë kundër saj zhvillonin një luftë të ashpër kisha ortodokse greke dhe ajo sllave e më vonël edhe administrata osmane e vazhdonte të njëjtën propagande, ndërsa në anën qetër e favorizonte kishën greke dhe sllave në dëm të asaj katolike në tokat shqiptare. Kjo veprimtari kundër kishës katolike vazhdoi edhe në shekujt e mëvonshëm, e kjo shihet nga raportet e vizitorëve të Romës, të cilët dëshmojnë se gjatë shekullit XVI dhe në fund të atij XVII në viset e Shqipërisë Veriore - në Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore kishte shumë shqiptarë të besimit katolik (150.000), por shumica e tyre kalonin në fenë ortodokse pravosllave; vizitorët gjithashtu pohojnë se në viset e lartpërmendura ka edhe shumë shqiptarë të besimit ortodoks, që jetojnë sipas zakoneve fetare serbe dhe greke. Për këtë arsye shpeshherë kronistët dhe shkrimtarët e huaj, shqiptarët e besimit ortodoks-pravosllav i konsideronin në pikëpamje etnike si sllavë serbë dhe si grekë helenë, çka nuk është'aspak objektive dhe nuk ka të bëjë me realitetin e strukturës etrùke në tokat shqiptare. Në vazhdim vizitorët pohojnë se në mungesë të priftërve dhe të institucioneve të kishës katolike, të cilat më heret i kishte pezulluar administrata bizantine e më vonë ajo serbe, ndikoi që një pjesë e popullatës së besimit katolik të kalojnë në fenë ortodokse - pravosllave, ndërsa një pjesë në fenë islame.Sundimi shekullor mesjetar ndytese kishte arritur që pas pushtimit të Kosovës dhe Maqedonisë të pushtojë edhe pjesën më të madhe të Shqipërisë duke i shkatërruar institucionet e kulturës materiale shpirtërore shqiptare, të cilat i sunduan me pak ndërmprerje më se 300 vjet.Në këto kushte dhe rrethana historike shqiptarët u gjetën në një dezintegrim të plotë, andaj është fakt i pamohueshëm se depërtimi i osmanëve në Ballkan dhe vendosja e administratës së tyre në tokat e Arbërisë e ndërpreu sundimin shumëshekullor bizantin dhe serb. Shqiptarët e besimit katolik kishin mbetur pa institucionet kulturore dhe fetare për arsye se veprimtaria e kishës katolike ishte ndërprerë. Shqiptarët e besimit ortodoks ishin të detyruar të shkonin në kishat pravosllave, të cilat më parë ishin përvetësuar nga sundimtarët serbë dhe kisha e tyre, në të cilat mesha dhe uratat mbaheshin vetëm në gjuhën sllave, por me përhapjen e islamit, shqiptarët filluan t'i braktisnin këto kisha, meqë pushteti ndytese udkishte imponuar.Me përhapjen e fesë islame dhe vendosjen e administratës osmane në tokat e Arbërisë, shqiptarët nga një amulli shumë shekullore, dolën në skenën politike nëpërmjet sistemit të timarit osman, arritën të inkuadrohen në administratën osmane dhe gradualisht duke punuar për integrimin etnokulturor dhe territorial, rikthyen administratën e vet në tokat e tyre etnike në Dardaninë antike dhe në Arbanonin mesjetar, në të cilat më parë kishin jetuar albanët në hapësirën: Prizren, Nish, Kumanovë, Shtip (Arbanoni lindor - bizantin) si dhe Arbanoni latin - perëndimor që shtrihej në hapësirën: Prizren-Tivar-Ohër-Vlorë, që i kishin pushtuar sllavët pas Bizantit, si dhe ato të Epirit e të Çamërisë, që i kishin pushtuar grekët.Kalimi në fenë islame nga shqiptarët në këto rrethana historike ishte i domosdoshëm dhe e vetmja rrugëdalje për të ruajtur qënien etnike dhe integritetin tokësor. Duhet theksuar se në radhë të parë në fenë islame filluan të kalojnë bujarë shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë Perëndimore edhe ata të Toplicës që më parë ishin zhveshur nga pozitat shoqërore dhe i kishin humbur feudet (pronat e tyre) në kohën e sundimit serb. Disa bujarë të tjerë kaluan në fenë islame me pretekst që t'i ruajnë pozitat shoqërore dhe feudet e tyre që kishin pasur deri në vendosjen e administratës osmane, e këta ishin bujarë shqiptarë të principatave shqiptare të Arbanonit latin - perëndinmor, e më vonë ata i zëvend'e'sonin me bijtë e tyre myslimanë, ndërsa anëtarët e familjes së tyre gradualisht e pranuan islamin. Kalimi në fenë islame është bërë në mënyrë vullnetare dhe me bindje që krijonin individët e interesuar nga misionarët që punonin për përhapjen e fesë islame. Deri në fund të shekullit XVII, nuk mund të hasim në të dhëna sa kishte pasur presione të hapëta për kalimin në islam, por kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur edhe shtrëngime nga individë përgjegjës që e,kanë keqpërdorur pozitën e tyre kundër dispozitave të Kur'anit, ku thuhet që askush nuk bën të detyrohet që ta ndërrojë me dhunë fenë. Edhe sipas fermanëve të sulltanëve të parë garantohej liria e bësimit për të gjithë të krishterët në Perandorinë Osmane, me kusht që të paguajnë haraçin, sipas dispozitave të legjislacionit islam, Sheriatit.Është fakt i pamohueshëm se procesi i përhapjes së fesë islame ndër shqiptarët e krishterë është zhvilluar gradüalisht dhe shumë ngadalë, në bazë të vullnetit të lirë të individu që ka shprehur dëshirën të kalojë në islam. Këtë fakt mund ta argumentojë më së miri me shembuj se deri në fund të shekullit XIX, ka pasur shumë familje shqiptare të një farefisi, gjysma e të cilëve kishin përqafuar islamin, ndërsa gjysma tjetër vazhdonte të jetojë në fenë e krishterë e së bashku, duke respektuar fenë e njëri-tjetrit, që do të thotë se feja islame është jashtëzakonisht tolerante ndaj feve të tjera dhe nuk nxit urrejtje ndaj tyre.Gjithashtu, në përhapjen e fesë islame, përveç faktorëve ekonomikë e shoqërorë të kohës, ndikuan jashtëzakonisht institucionet islame fetare, popullsia shqiptare e konfesionit ortodoks, për t'u diferencuar nga sllavët dhe grekët në aspektin etnokulturor dhe fetar, me të madhe filloi t'i respektojë dhe t'i pranojë, meqë institucionet e kishës ortodokse sllave dhe greke ishin në shërbim të shteteve të tjera nacionale dhe nuk i konsideronte si të vetat, ndërsa kisha katolike në mungesë të priftërinjve dhe shkaqeve që i theksuam më lart, nuk funksiononin fare. Shqiptarët e krishterë, për ta ruajtur qënien e tyre etnike dhe integritetin tokësor e duke mos dashur të sllavizoheshin ose të greqizoheshin parapëlqyen që ta ndërrojnë fenë e të parëve, duke përqafuar fenë islame, e cila ofronte status më të favorizuar shoqëror dhe ekonomik, sepse ajo nuk bën dallime në bazë të përkatësisë etnike e pozitës shoqërore dhe klasore. Për këtë arsye ndërmjet shqiptarëve t'e' besimit islam dhe atyre të krishterë nuk ekziston kurrfarë urrejqeje fetare. Shqiptarët janë fenomen i rrallë në botë, sepse u takojnë tri feve, katolike, islame dhe ortodokse, por ata i bashkon gjaku i kombit të njëjtë dhe gjuha e njëjtë amtare, ata nuk i përçan asnjëra
--------------------------------------------------------------
"Prano vdekjen nga armiku, prano plumbin nga çeliku, prano t'varin ne litar, por kurrë mos prano të jesh tradhëtar"
|
| Back To Top |
|
| POSTED BY: Maca_usa on 12/30/2007 15:41:06 |
|
ska dert kush ciles fej i takon me rendesi eshte jem shqiptar dhe duhet respektuar njeri tjetrin tung tung
--------------------------------------------------------------
maca lol
|
| Back To Top |
|
| POSTED BY: rinaa on 06/06/2008 09:31:56 |
|
kush i ka kthy Shqiptarët MuslimanKa do thojn qe TURKI..>!!! pirati25/Mar/2006 00:12:12 po ajo veq qe thojn po edhe asht e vertet se turku e kush mendon ti se Arbeni_00725/Mar/2006 11:04:24 heheheturki edhe neve na ka kthy mysliman por edhe arabt , tash arabt jepin pare ne ks dhe kan qel medrese per kosovaret, turki me nje koh edhe atje ne arabi kishe morr pjes ashtu kam ni esht e vertet pirati25/Mar/2006 13:02:19 po defakt asht se turku na ka kthy e tash turku se ka as nje pik qe tregon muslimanizem kshtu asht realiteti Jetim_i_Dashuris06/Pri/2006 00:37:05 hahahaharben pytje te dobet.. un jam lind musliman gjyshi musliman .. e ster gjyshi edhe nje gjysh tjetr mos gabofsha edhe nje qysh .. d.m.th 6 breza i njo qe kan qen musliman e ata kush i ka kthy musliman sdi mos gabofsha familja ime kish ka rjedh prej turqis sepse 4 gjyshin e kisha pas te martume me turqelik e jam nga familja muslimane nuk e kam kthy fen.. e ju katolik qe keni qen me hert jeni kthy musliman e dini me mir .? Arbeni_00706/Pri/2006 02:55:34 hahahahahi paske pyt mamin dhe babin dhe stergjyshit e tu po jav dishe historin a..!! pale a kan mujt me mrri njani tjetrin ty ku shkove 6breza nja permi njo le be pash familen, 6breza po po sa shekuj hupja tash pi kornerit e ne aut. se me breza afer je,,, ati asht me shekuj qe jan kthi musliman. ti qenke turk mall pismilet hahahaha parti kallxoj be se tash keni ra posht... TURQLIVE....se majn fejen hiq turki i ka bo shqiptaret musliman mos me pas qen turki nuk ishin shqiptart musliman.ok arkatdash nasusum abi gel gel burda muzika tarkan. pirati07/Pri/2006 01:59:56 hehehe jasha bre jetimi_sa mir pe dishe , bile e paske msu me recitu se , heheh ooo njeri po ktu nuk bahet fjal per 300 ,ose 6 breza qe e ke shkru , ta zajm 6 breza nga 60 kshtu thjesht bajn 360 ose qe ta zajm 400 , prap nuk mjafton , ti e din mesiguri shum mir qe turku e ka mbajt ballkanin per 550 vite , edhe prej ateher deri tash sa kan kalu kshtu qe nuk mjafton kjo qe e thu ti , se para se te vjen turku , nuk ka pas asnje e din asnje musliman shqiptar , dmth krejt shqiptart musliman rjedhin prej kohes turkut , kshtu qe mos u myt me endra kalo bukur simpatik07/Pri/2006 08:20:22 kush i ktheu shqiptarët musliman, kurr hajrin mos e paftë...dhe shqiptarët duhet ta kuptojnë se lindja: sllavët dhe turqit që janë vëllezer dhe arabët që manipulohen, krejt këta janë armiq të shqipeve dhe nuk e njofin kombin dhe shtetin shqiptarë, por dijeni dhe binduni se do i përzam nga trojet tona këta armiq me ndihmen e amerikanëve që zoti e deshi ashtu edhe nese ne nuk jemi të pajtimit....!!!!! Arbeni_00707/Pri/2006 16:49:46 hahahahhakur bami 3 me nje an dhe e dim se nga rrjedhi muslimanizmi ne shqiptari ....!! nuk e kan bo me dhun muslimanizmin ne shqiptari por se kan dit se qfar feja kan se prapa-mbetur kan qen veq me dhen dhe me lop kan nejt ahhahahahha tash esht ber ka te fryje era qysh do vet bahet.... piken ma te dobt te prek te djeg. qe sikur ne shqiperi kur i pytsha ajeni musliman thojke po... po kur te vdese njeriu qysh e shtini ne tok i thojsha me qefin apo jo, thojke me katllik dhe me kravat dhe me kepuc po prap musliman.... kur e pytsha arabin i thojsha qysh esht ma mir thojke me qefin ... kurse kendej hajshin mish thivi mish derdhi ska lidhe asgje prap musliman jam edhe pse hym me katllik ne tok....!!! me hoxh sikur ne kosovë por veq nje te mir e kishin qe ishin trima dhe nuk te lishin ne lloqk....nuk kishte tradhti tek-shqiptaret e shqiperis i dojshin shum kosovaret aq me ka ra koha te rrija me quna te shqipaeris krejt te mir ishin po veq katllikin dhe kepucet dhe mishin e derdhit pse e hajn.. se shqiptaret si domos i japin krah njani tjetrit kur te bjere puna per atdhe... Bjonda01/Tet/2006 18:01:35 pershendetje dembat po mos ishin ata qe ti thkejne shqiptaret te bahen musliman, sod nuk dote egzistoje fare shqiptarizmi.. Duhet te jena te falemenderoena atyneve qe na kan bane musliman por ma se shumti Allahut dihet.. emaa
09/Maj/2007 07:49:11 tung
duhet te jen te mburrur qe jen shqiptar musliman .kujt nuk i pelqen feja mos te mban po pendohet.feja muslimane eshte ee pranune ne BOT ,edhe njri pa fe nuk di si ti them !!!!!!!!!!edhe nje gje turikija na ka majt 500 vite po hjrin ja kemi pa me fe keshtu qe mos u kani. sam07
07/Qer/2007 18:04:57 hahahahah
askush si ka kthy jo,po vet kan pranu me gjith qef fejen islamese eshte e vetmja fe qe eshte e drejt dhe e vertet e derguar nga krijusi i gjithsesis.kjo eshte gjeja ma e vlevshme qe i ka ndodhur nje populli dhe dhurat nga zoti. egzona
11/Kor/2007 02:34:21 Pershendetje
Krenohem qe jam shqiptare e adhuroj All-llahun e plotfuqishem......... barikada_19
15/Nën/2007 20:40:36 tug arben
shqiptarin nuk e ka kthy askush po vet me deshiren e ti ka prano se islami nuk lejon imponim.de mos haro se paraqitja e turqve ne ballkan kaqen shpetim i gjenezes son kombetare nga gabelt e karpateve sllav te udhequr nga kryje gabeli car llazar.dhe mbas eliminimt te kti gabeli jan terhek nga ballkani dhe 50 vite nuk jan paraqit lexoni pak histori te vertet majft me filozofi te akademikve gabel kaloni mir shok Bjonda
23/Pri/2008 09:11:30 tung Beni
a mundet dikush me zor te theken diqka ? jo !! shqipatert me vet deshiren e vet jan ba muslimna dhe duhet ta ruajme kete fe edhe ne kete bote por edhe ne boten e ardhme. ELHAMDULILAH QE JAM MUSLIMANE:: Cool_Djal
24/Pri/2008 16:55:11 Heii
Me Vjen Shum Keq Pse etham Ket Fjal Musliman Pi Zorit jan Bo Shqiptart Dhe Po e Percjellim me nder fejen ton ELHAMDULILAH QE JAM MUSLIMANE
--------------------------------------------------------------
...............
|
| Back To Top |
|
| POSTED BY: rinaa on 06/06/2008 09:41:12 |
|
edhe un them fen qe kem ta mebajm me mburrje pa marr parsyshe kushe qka thot .
nje shembull personal qe kam un kur falem e ndjej nje letsim ne zemer se luteshe par zotiti te madhnushum ati i kofsha fal . e rendesishme eshte ta pranosh me shpirt fen tende 
--------------------------------------------------------------
...............
|
| Back To Top |
|
|
|
|
|
| |
|
|
|
|
| |
|
|
|