Remember Me


LIVE CHAT | BOOKMARK
| INSTANT MESSENGER
 

Bookmark:
RSS 1.0     RSS 2.0

Total Views: 1130 - Total Replies: 6

POSTED BY: ViRuS-SimPaTiK on 01/31/2008 16:14:56


hey popull hajt ta shohim se kush nga antaret eshte aktiv ne obligimet fetare,,
un mase e hapa ket tem ne obligimet fetave jam shum pak aktiv ,, vetem nje her ne jav :s e fali xhuman ....




--------------------------------------------------------------
I Dua ata qe me Dojn :D




POSTED BY: Llokume_cik on 02/13/2008 08:18:31


pytje shum e rond valla
ashtu aktiv sic e paramendon ty  pak me besohet ce ka dikush
ndoshta prej te mosuarve po amo pak nga rinia
tung tung pershendetje( mos te harrojm se feraj jemi gjith por pak ju permbahemi rregullave te fese)




--------------------------------------------------------------
Deadly gorges, looking for fun
Back To Top




POSTED BY: miroshi on 03/10/2008 05:37:54


KENI BERE SHUME MIRE QE KENI HAPUR KETE TEME, PER DETYRIMIN (OBLIGIMIN) TONE FETAR, UNE JAM AKTIV THUAJSE GJITHE DITE, PRA E SHPREHUR NDRYSHE 90 % E DITES KALON NE DETYRIMET FETARE, SEPSE ESHTE MIRE QE  TE MOS KUJDESEMI VETEM PER TRUPIN POR EDHE PER SHPIRTIN PASI DIME QE SHPIRTI ESHTE I PAVDEKSHEM, KURSE KUR LARGOHEMI NGA KJO JETE DIHET QE TRUPI YNE DO TE VDENDOSET NE VARR! URIME PER TEMEN.





--------------------------------------------------------------
VETEM SERIOZISHT
Back To Top




POSTED BY: rinaa on 06/02/2008 09:20:25


Jeta e Kesaj Bote !

Universi yne ka nje rregullsi te persosur. Me miliarda yje dhe galaksia te panumerta levizin ne orbitat e tyre te vecanta dhe e gjithe kjo eshte ne nje harmoni te plote. Galaksite, secila prej te cilave perbehet nga rreth 300 miliarde yje, levizin / rrjedhin tek njera tjetra, e per cudi gjate kesaj levizjeje gjigande asnje perplasje nuk ndodh. Nje rregull i tille nuk mund te thuhet se eshte vetem rastesi. Per me teper, shpejtesia e levizjes se objekteve ne univers eshte pertej limitit te imagjinates se njeriut. Dimensionet fizike te hapesires jane gjigande kur i krahasojme me matjet qe perdoren ne Toke. Yjet dhe planetet, me mase sa miliarda e miliarda ton, dhe galaksite me permasa qe mund te llogariten vetem me ndihmen e formulave matematikore, te gjitha keto levizin ne rrugen e tyre te caktuar me nje shpejtesi te pabesueshme.

Per shembull, Toka rrotullohet perreth aksit te saj ne menyre te tille qe cdo pike ne siperfaqe te saj leviz me nje shpejtesi mesatare 1 670 km ne ore. Shpejtesia lineare mesatare e Tokes ne orbiten e saj perreth Diellit eshte 108 000 km ne ore. Keto shifra jane vetem per Token. Pertej sistemit tone solar shifrat jane edhe shume me te medha. Ne univers, kur sistemet rriten ne permase edhe shpejtesia e tyre rritet. Sistemi solar sillet rreth qendres se galaksise me 720 000 km ne ore. Shpejtesia e Rruges se Qumeshtit, qe permban disa 200 miliarde yje, eshte 950 000 km ne ore. Kjo levizje e vazhdueshme eshte e paimagjinueshme. Toka, se bashku me sistemin solar, cdo vit largohen 500 milione km larg vendndodhjes se nje viti me pare.

Eshte nje ekuiliber i pabesueshem brenda kesaj levizje kaq dinamike dhe tregon se jeta ne Toke bazohet ne nje balance shume delikate. Variacione te vogla, qofte edhe me milimetra ne orbiten e trupave te rende mund te rezultoje me pasoja teper serioze. Disa prej tyre mund te bejne qe jeta ne Toke te jete e pamundur. Ne sisteme te tilla ku gjendet nje ekuiliber i madh dhe shpejtesi shume te medha, aksidente gjigande mund te ndodhin ne cdo moment. Por fakti qe ne bejme nje jete normale ne kete planet na ben te harrojme per rreziqet qe ekzistojne ne universin e madh. Rregulli ekzistues i universit me nje numer te paperfillshem te perplasjeve qe ne dime, na ben te mendojme se jemi te rrethuar ne nje ambient perfekt, te qendrueshem dhe te sigurte.

Njerezit nuk reflektojne shume per keto ceshtje. Kjo eshte arsyeja pse ata nuk arrijne te dallojne lidhjen e jashtezakonshme te kushteve te nderlidhura qe bejne te mundur jeten ne Toke, si dhe nuk arrijne te kuptojne qellimin e vertete te jetes se tyre, edhe pse kjo eshte nje ceshtje shume e rendesishme. Ata as nuk e cojne neper mend sesi ky ekuiliber kaq delikat ka ndodhur.

Sidoqofte, njeriut i eshte dhene kapaciteti per te menduar. E pa e perdorur kete fuqi mendore per te analizuar gjerat perreth me kujdes dhe zgjuarsi, nuk do te arrijme te shohim realitetin apo te kemi idene me te vogel pse bota eshte krijuar dhe kush eshte qe ka krijuar kete rregullsi te madhe qe leviz me kaq ritme te persosura.

Ai qe reflekton per keto pyetje dhe kupton rendesine e tyre vjen balle per balle me nje fakt qe nuk mund t’i largohesh: Universi ku ne jetojme ka nje Krijues, ekzistenca dhe cilesite e te cilit shfaqen ne cdo gje qe ekziston. Toka, nje ngrimce e vogel ne univers eshte krijuar per nje qellim te vecante. Asnje gje nuk ndodh pa nje qellim ne rrjedhen e jetes sone. Arsyeja pse njeriu ekziston ne Toke gjendet ne Kur’an ku Allahu thote:

"Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju sprovuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhnjyesi, mëkatëfalësi." (Suretu El-Mulk: 2)
"Ne e krijuam prej një uji të bashkëdyzuar për të sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë. (Suretu El-Insan: 2)

Ne Kur’an Allahu e ben te qarte asnje gje nuk eshte pa qellim:

"Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë çka mes tyre shkel e shko (pa qëllim të caktuar).
Sikur të kishim dashur të zbavitemi dhe sikur të donim ta bënim atë, Ne do të zbaviteshim në kompetencën Tonë, por Ne nuk bëmë atë." (Suretu El-Enbija: 16-17)

Sekreti i Botes

Allahu e tregon qellimin e njeriut ne ajetin qe vijon:

"Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t’i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë." (Suretu El-Kahf: 7)

Permes kesaj Allahu pret qe njeriu t’i qendroje sherbyes i devotshem gjate jetes se tij. Me fjale te tjera, bota eshte nje vend ne te cilin dallohet ai qe ka frike dhe respekton Allahun dhe ai qe nuk eshte mirenjohes ndaj Allahut. E mira dhe e keqja, e persosura dhe e gabuara qendrojne prane njera tjetres ne kete bote. Njeriu testohet ne shume menyra. Ne fund, besimtaret do te vecohen nga jo-besimtaret dhe do te fitojne Parajsen / Xhennetin. Ne Kur’an kjo pershkruhet:

"A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?”
Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t’i dallojë dhe gënjeshtarët." (Suretu El-’Ankabut: 2-3)

Per te patur nje kuptim te thelbit te ketij testi, njeriu duhet te kete nje kuptim te thelle te Krijuesit. Ai eshte Krijuesi qe posedon fuqi, dituri dhe zgjuarsi te pafund. Ai eshte Allahu, Krijuesi, Beresi i te gjithe formave.

"Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë e lartëson çka ka në qiej e në tokë. Dhe Ai është i Fuqishmi, i Urti!" (Suretu El-Hashr: 24)

Allahu e krijoi njeriun nga balta, dhe i dha gjithe tiparet dhe i dhuroi te mirat. Asnje nuk e perfitoi shikimin, degjimin, ecjen apo frymemarrjen vete. Per me teper keto sisteme komplekse u vendosen ne trupin e tij ne bark te nenes perpara se ai te linde, atehere kur ai ishte pa asnje aftesi per te perceptuar boten perjashta.

Duke patur gjithe keto te mira pritet qe njeriu te jete i bindur ndaj Allahut. Por siç e ben te qarte Allahu ne Kur’an, shumica e njerezve jane "prej atyre qe bejne pune te gabueshme" si dhe "jo mirenjohes" ndaj Krijuesit duke refuzuar t’i binden atij. Supozimi qe ata bejne eshte se jeta eshte e gjate dhe ata kane fuqi per te mbijetuar.

Prandaj qellimi i njerezve te tille eshte "te bejne sa te munden me jeten e tyre sa te rrojne". Ata harrojne per vdekjen dhe boten tjeter. Ata synojne te kenaqen me jeten dhe te arrijne nivele sa me te larta jetese. Ja si e shpjegon Allahu lidhjen e ketyre njerezve me kete jete:

"Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret." (Suretu El-Insan: 27)

Ata qe nuk besojne mundohen te shijojne gjithe kenaqesite e kesaj jete. POR, ashtu sic thote edhe ajeti, jeta kalon shume shpejt. E kjo eshte ajo qe njerezit harrojne me se shumti.

Ne Kur’an, shpallja e fundit e Allahut per te udhezuar njerezit ne rruge te drejte, Allahu vazhdimisht na kujton per natyren e perkohshme te kesaj bote. Me te vertete, kudo ku jetojme, te gjithe mund te prekemi lehte nga efektet shkaterruese te kesaj bote. Cdo cep i botes, sado mbreselenes te jete, do te pesoje keqesime ne disa dekada, ndonjehere edhe ne me pak kohe sesa ne mund te mendojme. Çdo gje ne Toke eshte e destinuar te zhduket. Kjo eshte natyra e vertete e jetes...

Eshte... dhe do te behet ...





--------------------------------------------------------------
...............
Back To Top




POSTED BY: rinaa on 06/02/2008 09:21:24


Pak sekonda apo pak ore?

Mendo per nje dite pushimi tipike: pas disa muajsh pune te rende, vijne javet e pushimit dhe mberrin ne pushimoren tende te preferuar pas nje rruge te gjate. Holli i hotelit eshte i mbushur plot me pushues te tjere si ty. Mund te dallosh edhe njonje fytyre te njohur dhe i pershendet. Eshte teper nxehte dhe ti nuk do te vonohesh per te marre ca rreze dielli dhe per t’u kenaqur ne detin e qete. Ndaj pa humbur kohe, gjen dhomen vesh rrobat e plazhit dhe nxiton per ne breg. Me ne fund gjendesh ne nje uje te paster si kristal, por papritmas degjon nje ze qe te thote: "Hej, zgjohu! Do behesh vone per pune!"

Per nje moment nuk arrin ta kuptosh se cfare po ndodh. Dicka nuk perputhet mes asaj qe sheh dhe asaj qe degjon. Hap syte dhe sheh se je ne dhome te gjumit. Fakti se ke qene ne enderr te habit pa mase dhe thua me vete: "Udhetova 8 ore per te mberritur atje. Edhe pse eshte ngrice jashte une ndjeva diellin ne endrren time. Ndjeva ujin qe perplasej ne fytyren time..."

E gjithe kjo: 8 ore rruge, koha qe pritet ne holl te hotelit, me pak fjale cdo gje ne lidhje me diten e pushimit ishte ne te vertete nje enderr prej disa sekondash. Edhe pse veshtire te dalloje nga realiteti, ajo qe perjetove ne nje menyre aq te qarte ishte vetem nje enderr.

Kjo do te thote se po ashtu ne mund te zgjohemi nga jeta ne Toke sikurse u zgjuam nga endrra. Atehere, jo-besimtaret do te ndiejne te njejten çudi. Gjate gjithe jetes ata nuk mund ta lironin veten nga perceptimi i gabuar se jeta do te jete e gjate. Por ne kohen kur do te rikrijohen, ata do ta kuptojne se periudha e jetes prej 60 ose 70 vjetesh ishte sikur vetem pak sekonda. Allahu e lidh kete fakt ne Kur’an:

"Ai thotë: “E sa vjet keni kaluar në tokë?”

Ata thonë: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës, pyeti ata që dinë numërimin!”

Ai thotë: “Mirë e keni, sikur ta dishit njëmend pak keni qëndruar!”

A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?
(Suretu El-Muminun: 112-115)

Qofshin 10 vjet apo 100 vjet, do te vije dita kur njeriu do ta kuptoje sesa e shkurter eshte jeta e tij, sikurse tregohet ne ajetet me lart. Kjo do te jete tamam si ne rastin e njeriut kur cohet nga endrra ku perjetoi imazhet e bukura, te gjata te pushimit, e papritmas e kupton se qene nje enderr disa sekonda. Ne menyre te ngjashme do ta zbuloje njeriu shkurtesine e jetes kur cdo gje per jeten e tij harrohet. Allahu i kushton vemendje te vecante ketij momenti ne Kur’an:

"E ditën kur të bëhet kijameti ( ditën e gjykimit), kriminelët betohen se nuk qëndruan (në dynja) gjatë, por vetëm një çast të shkurtër. Kështu kanë qenë ata që i bishtëruan të së vërtetës." (Suretu Er- Rum: 55)

Qe ne fillim te historise Allahu i ka treguar njeriut per natyren e perkohshme te kesaj bote dhe ka pershkruar Boten tjeter (Ahiretin) - banesa e perjetshme. Ne shpalljet e Allahut ka shume detaje ne lidhje me parajsen dhe ferrin (apo Xhennetin dhe xhehenemin). Por pavaresisht nga kjo njeriu eshte i prirur te harroje kete te vertete esenciale dhe i investon gjithe perpjekjet e tij ne kete jete, edhe pse ajo eshte e shkurter dhe e perkohshme. Vetem ata qe kane menyre racionale te jetes i eshte dhene qartesia e mendjes dhe ndergjegjes, e ata arrijne ta kuptojne se kjo jete nuk ka asnje vlere krahasuar me ate te perjetshmen. Prandaj qellimi i njeriut ne jete eshte te arrije parajsen. Dhe rruga e vetme per te arritur ate eshte te kerkosh kenaqesine e Allahut me besim te sinqerte. Per ata qe nuk mendojne per fundin e pashmangshem te kesaj bote dhe bejne nje jete te tille do te kene nje denim te perjetshem.

Allahu ne Kur’an tregon per fundin e tmerrshem te njerezve te tille:

"(Përkujto) Ditën kur i tubojnë ata, (atyre u duket) sikur nuk qëndruan (në dynja) vetëm një moment të ditës, atëherë njihen mes vete. E, vërtet, kanë dështuar ata që nuk besuan këë prezencë para All-llahut, edhe nuk gjetën udhën e drejtë." (Suretu Junus: 45)

"Ti (Muahamed) duro, ashu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos ërko ngutjen e dënimit për ta, sepse ditën kur do ta përjetojnë atë (dënimin) që u është premtuar, atyre u duket sikur nuk kanë jetuar vetëm se në një moment të shkurtër të ditës. Kumtesë e mjaftueshme! A mos shkatërrohet kush, pos popullit të shfrenuar." (Suretu El-Ahkaf: 35)

Ambicia e pakontrollluar

Me lart permendem se koha qe nje njeri kalon ne kete bote eshte e shkurter sa nje pulitje e syrit. Pavaresisht nga gjerat qe njeriu zoteron ne jete, ai nuk do te arrije lumturine e vertete derisa te kete besim tek Allahu dhe te merret me perkujtimin e Tij.

Njeriu kur rritet fillon te mbledhe sa me shume pasuri e pushtet. E dihet se burimet per t’i arritur keto jane te kufizuara, e ai nuk mund te kete cdo gje qe deshiron. As pasuria, e as suksesi nuk do ta qetesojne ambiciet e tij. Ai njeri qe eshte prone e deshirave te pakontrolluara eshte i pakenaqur. Ne cdo faze te jetes kjo pakenaqesi eshte gjtihmone aty, edhe pse shkaqet ndryshojne. Deshira per te kenaqur deshirat e tij i ben disa njerez te jepen pas cdo gjeje. Njeriu mund te jete kaq i dhene pas deshirave te tij sa eshte i gatshem te perballoje cdo pasoje, edhe ne qofte se kjo do te thote te humbe familjen. Por me te arritur qellimin e tij, ’magjia’ zhduket. Ai e humb interesin per te. Per me teper, duke qene jo i kenaqur me kete arritje, fillon menjehere te kerkoje dicka tjeter.

Ambicia e pakontrolluar eshte tipike per nje jo-besimtar. Kjo e shoqeron ate derisa vdes. Ai kurre nuk ndihet i kenaqur me cfare ka. Sepse ai i do gjerat per lakmine e tij personale, e jo per te arritur kenaqesine e Allahut. Allahu nuk do te lejoje ate qe eshte rebel kunder Tij te kete qetesi ne mendjen e tij ne kete bote. Allahu thote ne Kur’an:

"Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun, zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen." (Suretu Er-Ra’d: 28)

Natyra e kesaj bote

Njembuj te panumert te persosmerise se krijimit e rrethon njeriun kudo neper bote: pamje te bukura, miliona bimesh te llojeve te ndryshme, qielli blu, rete me shi, apo dhe trupi i njeriut, i cili eshte nje organizem i persosur plot me sisteme te nderlikuara.
Flutura me krahet e saj te punuara me modele teper te bukura qe tregojne identitetin e saj, eshte nje gje qe nuk harrohet. Po ashtu edhe puplat e kokes se nje zogu qe jane aq te pasura ne veshtrim e ngjyra, si dhe aromat e luleve jane te mahnitshme per njeriun.

Por nje frut gradualisht do te vyshket dhe prishet, lulet e mbushin nje dhome me arome te mire per nje periudhe kohe. Fytyra me e bukur do te rudhet pas disa dekadash. Me pak fjale cdo gje qe na rrethon eshte subject i shkaterrimit prej kohes. Ky mund te duket nje proces natyror per disa. Sidoqofte ky proces percjell nje mesazh te qarte: "Asnje gje nuk eshte e paprekshme ndaj efektit te kohes.

Mbi te gjitha cdo bime, kafshe apo qenie njerezore ne bote, pra cdo qenie e gjalle, eshte e vdekshme. Por pasioni i tepert, deshira e madhe per pasuri e ndikojne shume njeriun. Dhe nje gje duhet kuptuar: Allahu eshte Poseduesi i gjithckaje. Qeniet e gjalla jetojne persa kohe Ai deshiron dhe vdesim me caktimin e Tij.
Allahu i therret njerezit qe te reflektojne per keto ceshtje ne ajetin e meposhtem:
"Shembulli i jetës së kësaj bote është si i një shiu që e kemi zbritur nga qielli, e me anën e të cilit gërshetohen bimët e tokës (mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet) prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e saj të mendojnë se janë të zotët e saj,e asaj i vjen urdhëri ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë (të mbjellat) të korrur sikurse të mos ekzistonte dje. Kështu Ne u sqarojmë faktet njerëzve që mendojnë." (Suretu Junus: 24)

Ajeti i mesiperm tregon se cdo gje ne kete toke qe duket e kendhsme dhe e bukur do ta humbe bukurine e saj nje dite. Per me teper cdo gje do te zhduket nga siperfaqja e saj. Kjo eshte nje ceshtje shume e rendesishme per te cilen duhet te mendohemi pasi Allahu na ka informuar se keto shembuj per ata qe mendojne. ’Mendimi’ dhe ’kuptimi’ jane ato gjera qe e dallojne dhe e ngrene lart njeriun nga gjallesat e tjera. Jetesa e kafsheve ka shume gjera te ngjashme me ate te njeriut: edhe ato marrin fryme, ushqehen dhe nje dite vdesin. Por kafshet kurre nuk mendojne pse dhe si kane lindur, apo se do te vdesin nje dite. Eshte shume natyrale qe ato nuk perpiqen te kuptojne qellimin e kesaj jete, pse nuk pritet nga ato qe te mendojne per kete apo per Krijuesin.

"E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që ëshë si një ujë (shi) që Ne e lëhsojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshëtohet sa që përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahuka fuqi për çdo send." (Suretu El-Kehf: 45)

Shembuj ne Kur’an per Natyren e Botes

Allahu vazhdimisht thekson ne Kur’an se kjo eshte "bote ku te gjitha kenaqesite jane te destinuara te zhduken". Allahu tregon per disa shoqeri, burra edhe gra te se kaluares qe iu perkushtuan pasurise se tyre, fames apo nivelit te tyre shoqeror, e qe paten nje fund te keq. Kjo eshte cka ndohi ne historine e dy burrave per te cilet flitet ne Sure El-Kehf:

32. E ti sillu atyre (që kërkuan t’i largosh varfanjakët) si shembul dy njerëz; njërit prej tyre i dhamë dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e në mes atyre djave bimë tjera.
33. Të dy kopshtet jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgjë, e në mesin e tyre bëmë të rrjedhë një lumë.
34. Ai kishte edhe pasuri tjetër. E ai atij shokut të vet (që ishte besimtar) i tha: - duke iu krenuar atij - “Unë kam pasuri më shumë se ti e, kam edhe krah më të fortë!”
35. Dhe ai hyri në kopshtin e vet (e me besimtarin për dore), po duke qenë dëmtues i vetes (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: “Unë nuk mendoj se zhduket kjo kurrë!”
36. Dhe nuk besoj se do të ndodhë kijameti, (dita e gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem te Zoti im, padyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo.
37. Atij ai shoku i vet (besimtari) i tha - duke e polemizuar atë -: “A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?”
38. “Por për mua, Ai All-llahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk i bëj shok askë!”
39. E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: “Ma shaell llah, la kuvete il-la bil lah” - (Allhu çka do, bëhet, s’ka fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krah më të dobët).
40. Po unë shpresoj se Zoti im do të më japë edhe më të mirë nga kopshti yt, e këtij tëndit t’i shkaktojë fatkeqësi nga qielli e të gdhijë tokë e lëmuar (e zhveshur).
41. Ose të gdhijë uji i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kërkosh atë!”
42. Dhe vërtet, u shkatërruan frutat e ti, e ai filloi të rrahë shuplakët për atë që kishte shpenzuar në të, e ajo ishte rrënuar në kulmet e saj dhe thoshte: “O i mjeri unë, të mos i kisha bërë Zotit tim askë shok!”
43. E nuk pati krah (grup), pëveç All-llahut të vërtetë që t’i ndihmojë atij dhe nuk mundi ta pengojë.
44. Në atë vend ndihma është vetëm e All-llahut të vërtetë. Ai është shpërblyesi më i mirë dhe te Ai është përfundimi më i mirë.
45. E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet sa që përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahu ka fuqi për çdo send.
46. Pasuria dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.
(Surete El-Kehf: 32-46)

Pasuria dhe pushteti jane dhurate prej Allahut dhe mund te te largohen ne cdo kohe. Tregimi per njerezit e Parajses (Xhennetit) eshte nje tjeter shembull qe jepet ne Kur’an:

17. Ne i sprovuam ata (mekasit) sikurse i kemi pas sprovuar pronarët e kopshtit. Kur u betuan se do të vjelin atë herët në agim.
18. E nuk thanë (kur u betuan): “Në dashtë All-llahu - inshaell -llahu!”
19. E, sa qenë ata fjetur, atë (kopshtin) e goditi një bela nga Zoti yt.
20. Dhe ai gdhiu si të ishte i vjelë.
21. Ata në mëngjes thërritnin njëri-tjetrin.
22. Ngrihuni herët te prodhimet e tuaja, nëse doni t’i vilni!
23. Dhe ata vajtënduke pëshpëritur në mes vete ( të mos i dëgjojnë kush).
24. Të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër.
26. E kur e panë atë, thanë: “S’ka dyshim, ne kemi humbur (rrugën)”.
27. Jo, (ne nuk kemi humbur rrugën) por pakemi mbetur pa të!
28. Ai me maturi prej tyre tha: “A nuk ju thahë përse nuk e përmendi Zotin?”
29. Atëherë ata thanë: “I pafajshëm është Zoti ynë, ne ishim të padrejtë”
30. Dhe u kthyen e po e qortojën njëri-tjetrin.
31. Thanë: “Të mjerët ne, vërtet ne ishim jashtë rrugës!”
32. Shpresohet se Zoti yt do na zëvendsojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne në të vetëm te Zoti ynë mbajmë shpresën.
33. Ja, kështu do të jenë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë.
(Suretu El-Kalem: 17-33)

Tregimi per Karunin, nga populli i Musait as jepet ne Kur’an si shembulli i nje prototipi te pasur e qe flet shume:

76. Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai shtypte atë popull ngase Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri sa që një grup i fuqishëm mezi bartin çelësat e (pasurisë së) tij, e kur populli i vet i tha: “Mos u kreno aq fortë sepse All-llahu nuk i do të shfrenuarit!”
77. Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos le mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu ty, e mos bën të këqia në tokë, se All-llahu nuk i do çrregulluesit.
78. Ai (Karuni) tha: “Më është dhënë vetëm në saje të dijes sime!” Po a nuk e di ai se All-llahu shkatërroi para tij nga popujt e lashtë asish që ishte edhe më i fuqishëm e më i pasur se ai, po mëkatarët kriminelë as që do të pyeten për faje e tyre (meqë All-llahu e di).
79. Ai (Karuni) doli para popullit të vet me stolinë e vet, e ata që kishin synim jetën e kësaj bote thanë: “ah, të kishim pasur edhe ne si i është dhënë Karunit, vërtet ai është fatbardhë!”
80. E ata që ishin të zotët e diturisë thanë: “Të mjerët ju, shpërblimi i All-llahut është shumë më i mirë për atë që besoi dhe bëri vepër të mirë, po atë nuk mund ta arrijë kush përveç durimtarëve!”
81. Po Ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe, veç All-llahut nuk pati që ta mbrojë e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet.
82. E ata që dje lakmuan të ishin në vendim e tij, filluan të thonë: “A nuk shihni se All-llahu me të vërtetë i jep begati e komoditet atij që do nga robërit e vet, e edhe ia mungon atë atij që do, e sikur All-llahu të mos bënte mëshirë ndaj nesh, do të na sharronte në tokë edhe neve; sa habi, se si jobesimtarët nuk gjejnë shpëtim!”
83. Atë, vend të përjetshëm (Xhennetin) u kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut.
84. Kush sjell me vete punë të mirë, atij do t’i takojë shpërblimi edhe më i madh, ndërsa a që paraqitet me punë të këqija, do t’i jepe dënim vetëm aq sa e ka merituar.
(Suretu El-Kasas: 76-84)

E keqja me e madhe e Karunit ishte se ai e shihte veten si nje qenie e ndare dhe e pavarur nga Allahu. Sic duket nga ajeti, ai nuk e mohonte ekzistencen e Allahut, por thjesht supozonte se ai - per shkak te disa vecorive superiore - e meritonte pushtetin dhe pasurine qe Allahu ia dha. Cdo gje qe i eshte dhene njeriut eshte nje e mire nga Allahu. Kur njeriu arrin ta kuptoje kete tregon falenderimin e tij me pune te mira ndaj Allahut.

"Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijve, e që është shembull i një përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijve, e që është shembull i një shiu prej të cilit bima habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë t verdhë, mandej të thyer e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues. (Suretu El-Hadid: 20)


Marre nga "E Verteta e Jetes se Kesaj Bote" e autorit Harun Jahja.





--------------------------------------------------------------
...............
Back To Top




POSTED BY: rinaa on 06/02/2008 09:24:36


Feja Pa NejrI?!-



THIRRJA NE ISLAM OSE POPULLI MA I NDERSHËM










"Thirr, për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata në atë mënyrë që është më e mirë..." (En Nahl 125)



"E kush flet më bukur se ai që Thërret në (rrugën e) Allahut..." (Fussilet 33)



"Nga ju le të jetë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja..." (Ali Imran 104)



"Ju jeni populli ma i ndërshëm, i ardhur për (të mirën e) njerëzve.


Urdhëroni të bëhen vepra të mira, ndaloni veprat e këqia dhe besoni Allahun..." (Ali Imran 110)



"I besojnë Allahut dhe ditës së gjykimit, këshillojnë për të mirë dhe largojnë nga e keqja, përpiqen për punë të dobishme, e ata janë prej të mirëve." (Ali Imran 114)



"Besimtarët dhe besimtaret janë miq (të dashur) për njeri-tjetrin,



Urdhërojnë për të mirë, e pengojnë të këqiat..." (Et Tevbe 71)



"Atyre të cilëve, nëse u japim pushtet në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mira dhe largojnë prej të keqes. Allahut i takon përfundimi i çështjeve." (El Haxhxh 41)



"O djali im, fale namazin, urdhëro për (punë) të mira, e ndalo nga të këqiat..." (Llukman 17)



"Hipokritët dhe hipokritet janë si njeri - tjetri, Urdhërojnë për (vepra) të këqia, e ndalojnë nga e mira..." (Et Tevbe 67)



"Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan me gjuhen e Davudit dhe Isait, të birit të Merjemes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan. Ata ishin që nuk ndalonin njeri - tjetrin nga e keqja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar." (El Maide 78-79)



"( Kjtoje) dhe kur një grup prej tyre thanë: - përse këshilloni një popull që Allahu do ti zhukë ose do ta dënoje me një dënim të ashpër?

(Ata këshilltaret) thanë: - Për t’u arsyetuar para Zotit tuaj dhe me shpresë t’u largohen mëkateve. Dhe kur e harruen atë, për të cilen ishin këshilluar, Na i shpëtuam ata që të tjerët i pengonin (i thirrën për me u larguar) nga të këqiat. Kurse i kapëm me një dënim të ashpër ata që bënin zullum ngase ishin të shfrenuar." (El A’rafë 16)





Feja Islame është një ligjë jetësorë, që Allahu xh.sh. e ka zgjedhur për njerëzinë, për fitimin dhe për kënaqësinë e tyre, dhe Allahu është i knaqur që feja Islame të jete feja e jonë.

"Jam i kënaqur që feja Islame të jete feja e juaja". (El Maide 3)



Besimtaret e kësaj feje janë detëruar me detyrën e Thirrjes në rrugen Allahut xh.sh. Me urdhurua për vepra të mira dhe me ndaluar nga punet e këqia. Kjo detyrë e cila është një pjesë e pandarë nga jeta e besimtarit është një detyrë shum e vlefshme. Është e vlefshme ngase është prej detyrave të pejgamberlerve.

Allahu xh.sh. për me na lartësuar neve, na ka detyruar me detyrën e cila është esenca e pejgamberllukut, me thirrjen në rrugen e Allahut xh.sh.

Kjo detyrë është e madhnushme , e bekume sikurse namazi, zeqati dhe obligimet tjera.

Vlera e kësaj detyre, bëhet gjithnjë më e madhërueshme dhe më e domosdoshme në situatën dhe në vendin në të cilin jetojmë. Është obligim që nuk i ndahet muslimanit duke qenë i urdhëruar që gjithnjë të veproj sikurse rasti me Nuhin as. Rastin e Nuhit as, fare qartë na e paraqet Kur’ani:



"Ne e dërguam Nuhin te populli i vet (dhe i thamë): Tërheqja vëretjen popullit tënd para se ata t’i godasë dënimi i rëndë... Ai (Nuhi) tha: - O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën dhe ditën." (Nuh 1-5)

Kështu, edhe ne sikur Nuhi as, duhet të veprojmë vazhdimisht në favorin e Islamit, për një ardhmëri sa më të lumtur.

Kur’ani si ligjë për rregullimin e jetës së njerëzore, për dunja dhe ahiret, foli dhe për ketë detyr të rëndësishme. Kushtu që Kur’ani i madhnushem e paraqiti rrugën e thirrjes në fenë e Allahut, na e tregoi masën dhe vendoi shenja të qarta për ata që thërrasin në rrugen Allahut xh.sh. E gjith kjo, për të mos e humbur drejtimin e në vend që të bëhen thirrësit e rrugës së drejtë, të marrin drejtimin e kundërt e të bëhen larguesit e rruges së drejtë; e ashtu duke dëshiruar të bëjnë mirë, në të vërtetë të bëjnë dëm (mëkat).



Allahu xh.sh. thot në Kur’an :

"Thirr në rrugen e Zotit tënd me urtësi e këshillë të bukur dhe polemizo me ata si është ma së miri". (En Nahl 125)



Me thirrë në rrugen e Allahut xh.sh. e jo në rrugën e ndonjë personi ose të ndonjë idoli. Ajo është thirrje në rrugën e Allahut vetëm për Allahun xh.sh. Qëllimi i saj është, shpëtimi i njerëzisë nga robëria e krijesave duke ua kujtuar se ata janë robët e krijuesit të vërtetë të Allahut xh.sh. Qëllimi i saj është përforcimi i ifesë së Allahut xh sh, ashtuqë fjala e mohuesve të jetë e poshtër. Kështu të dominojë fjala e Allahut e të fitojë vlerën që në të vërtetë e ka.

Thirrja duhet të bëhet me urtësi, me argumente të qarta për të vërtetën, duke qenë e përshtatur për situatë, kohë dhe vend.

Thirrje me këshillë të bukur njerzore. Jo me qortime të ashpra, dhe jo duke ja zbuluar gabimet.

Thirrje, duke polemizuar, duke diskutuar me urtësi, me fakte, dhe me bindje.

Në këtë mënyrë thirrja në Islam është një detyrë me vlerë të madhe për ymmetin (popullin) e Muhammedit, që e ka ngritë si popull më të ndershëm të njerëzisë:



"Ju jeni populli më i ndërshëm i ardhur për (të miren e) njerëzve.

Urdhëroni për (vepra të) mira dhe ndalohuni nga (veprat të) këqia dhe besoni Allahun..." (Ali Imran 110)



Ky ajet Kur’anor, shum bukur na sqaron neve rëndësinë e thirrjes, dhe na bënë të ditur se Allahu xh.sh. popullin e Muhammedit a.s. e ka bërë popullin ma të ndershëm.



Pse është bërë populli i Muhammedit a.s. populli ma i ndershëm ?



Vetëm se kanë besuar në Allahun xh.sh. ose për ndonjë arsye tjetër?



Nuk mund të themi se vetëm për shkak të besimit në Allahun xh.sh. ata e kanë fituar ketë nderim. E dijmë fare mirë se prej popujve të kaluar ka patur të tillë që kanë besuar ne Allahun xh.sh. Por, kjo nderë është fituar me thirrjen në rugën e Allahut, në thirrje për veprime në vepra të mira, në thirjen për largimin e veprave të këqia. Këtë e kuptojmë qartazi nga renditja e ajetit:



“Ju jeni populli ma i mirë (i ndershëm) i ardhur për (të miren e) njerëzve

Urdhëroni të behen vepra të mira. Ndaloni veprat e këqija Dhe besoni në Allahun...”



Rëndësinë e kësaj ne e kuptojmë dhe kur Allahu xh.sh. na tregon shkaqet e mallkimit të beni israilit:



"Ata që mohuan (të vërteten) nga beni israilët u malkuan me gjuhen e Davudit dhe Isait, të birit të Merjemës, Për shkak se kundërshtuan dhe e tepruan.

Ata ishin që nuk ndalonin njeri tjetrin nga e keqja që punonin.

E, sa të shëmtuara ishin veprat që punun ata." (Maide 78-79)



Tashmë është e qartë se kemi të bëjmë me një obligim të domosdoshëm prej gjith atyre që kanë besuar në Një Allah, kanë besuar në fenë e drejtë të Tij. Në qoftë se nuk dëshirojmë goditjen e dënimit nga Allahu, çdo besimtarë duhet ta praktikojë këtë brënda mundësisë së vet. Kjo duhet të zëjë vend të rëndësishëm në persinalitetin e çdo njëri që vehten e njeh si musliman, duke filluar në familjen e vet e duke u zgjëruar në farefis e më gjërë.

Allahu xh.sh. thotë:

"O ju që besuat, ruani vehten dhe familjen tuaj prej një zjarri, (duke i thirrë ata në vepra të mira dhe duke i thirrë që me u larguar nga zjarri lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët..." (Et Tahrimë 6)



Kurse Allahu xh.sh. kështu e urdhuroi dhe Muhammedin a.s.:

"Dhe tërhiqja vërejtjen farefisit tënd më të afërt." (Esh Shuaraë 214)



S’ka dyshim se besimin, kuptimin, mentalitetin, diturinë, jetesën, karakterin, e familjes tënde të farefisit mundemi me e ditur shum ma mirë dhe mundemi me e bërë një thirrje ma të kujdesshëm ,rezultati i së cilës mundet me qenë më i suksesshëm. Prandaj i është dhënë rëndësi dhe përparsi thirrjes së familjes dhe farafisit. Por duhet të jetë e qartë se thirrja vazhdon edhe për masën e gjërë popullore, dhe është obligim i yni sikur obligimet tjera.



Thirrja e jonë e cila bëhet për rregullimin e jetës sipas urdhërave të Allahut xh,sh. dhe sipas ndalimeve të Tij, si dhe thirrja për pregaditjen e jetës së ahiretit; pamvarsisht se a pranohet apo jo, mbetet obligim për ne.



1 - Besimtari kurr nuk e ndërpret shpresen prej Allahut xh.sh:

"...Pse vetem populli jobesimtarë e humbë shpresën në Allahun." (Jusuf 87)



2 - Edhe nëse nuk pranohet thirrja jonë nga ndigjuesit, na jemi të qetsuar me kryemjen e detyres tonë, se detyra jonë është vetem me poblikue, kurse me udhëheq në rrugen e drejtë është në doren e Allahut xh.sh. Allahu xh.sh.i thotë Muhammedit a.s.:

"Është e vërtetë se ti nuk mund ta udhëzosh ate që do ti, por Allahu udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për të udhëzuarit." (El Kasas 56)



3 - Me veprimin e detyrës sonë, ne kemi arsyetim para Allahut xh.sh., dhe shpresojmë shpëtim prej atij dënimit që ka për me i goditur ata që nuk e pranuan thirrjen:

"(Kujtoje) Dhe kur një grup prej tyre thanë: - Përse këshilloni një popull që Allahu do ta zhduke ose do ta dënoje me një dënim të ashpër? (Ata këshilltaret) thanë: - Për t’u arsyetuar para Zotit tuaj dhe me shpresë t’u largohen mekateve. Dhe kur e harruen atë, për të cilen ishin keshilluar, na i shpëtuam ata që të tjerët i pengonin (i thirrën për me u larguar) nga të keqiat. Kurse i kapëm me një denim të ashpër ata që bënin zullum, ngase ishin të shfrenuar." (El A’rafë 164-165)



S’ka dyshim se ne kemi me u përgjegjur vetëm për besimin dhe veprat tona, dhe ne nuk kemi me u dënuar, e as nuk kemi me u pyetur për mëkatet e tjetërkujt, vetëm do të japim përgjegjëje dhe do të dënohemi për mekatat e tona dhe për mos zbatimin e urdhërit lidhje me thirrjen në rrugën e Allahut xh sh.



Pejgamberi a.s. thotë:

"Baj be në Atë (Allahun) që ma ka shpirtin nën sundimin e vet, ju vërtetë (ja) do ti thërrisni në vepra të mira (në rregullat jetësore të fesë Islame) dhe të largoni nga veprat të këqija.

Ose brënda një kohe të shkurtë, Allahu ka për me ua çue dënimin mbi ju, mbrapa (që t’ju vijë ai dënimi që mundet me qenun, politike, ekonomike, morale, ose smundje ose tragjedi natyrore sikur tërmet, vërshime, etj; ose me ndonjë dënim që nuk na merr mendja) ju i luteni Ati (Allahut), por lutjet nuk ju pranohen." (Transmeton Tirmidhiju)



Në qoftë se në një vend nuk bëhet thirrja në rrugen e Allahut, në fenë e Tij të vërtetë, aj popull ka për me mbetur ndër sulmimin e genjështarve, zullumqarve, dhe njërzija duke u humbur napër baltat e jobesimit, sulmimit, deshirave të nefsit, në loqat e gjynaheve dhe neve kan për me na tërhjekur me vete...



Eshtë e qartë se për thirrjen në rrugën e Allahut xh.sh. për largimin e njerëzve nga e keqja nuk duhet me qenë dijetar i përsosur. Por ato që i dijmë mjaft janë për krymjen e kësaj detyre të domosdoshme.

Në qoftë se e dijmë domosdoshmërinë e njeriut për besimin në Allahun, në melekët, në librat, në pejgamberët, në diten e kijametit e kushtet tjera të besimit për të qenë musliman. Dhe nëqoftë se e dimë se namazi, agjërimi në muajin e ramazanit , dhënja e zeqatit, vatjaja në haxh, respektimi i prindërve, nderimi i fqiut dhe i farëfisit, me qenë i drejtë, në zemër e në fjalë, në vepra, është prej obligimeve shumë të rëndësishme të besimtarëve, është një dituri e mjaftueshme për me i udhëzuar vëllazërit dhe motrat tjera.

Nëqoft se e kemi kuptuar se Zullumi, Bixhzi, Alkoholi, Zinaja, Rrena, folja mbas shpinde, Xhelozia, nënçmimi i njeri tjetrit, janë rreptësisht të ndaluara, atëhere pse heshtim e nuk i largojmë shoqërinë nga ato të meta. Ku mbeti vëllazëria, ku mbeti dashuria për njeri-tjetrin.



Allahu xh.sh. thotë:

"Besimtarët janë të dashur (kan shoqëri) për njeri-tjetrin .

Urdhërojnë për të mirë. E ndalojnë nga e keqja..." (Et tevbe 71)



Jemi të dtyruar për thirrje mbrenda diturisë sonë. Kjo do të jetë shkak për shpërblim nga ana e Zotit xh sh, por njëkohësisht do të jetë shpëtim për vëllaun tonë po edhe agim për ardhmërinë e shoqërisë se gjërë:



"Pasha kohen! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurtë. Me përjashtim të atyre, Që besuan, Që bënë vepra të mira, Që porositen njeri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës Dhe që këshilluan njeri-tjetrin të jenë të durushëm." (El Asr1-2-3)





--------------------------------------------------------------
...............
Back To Top




POSTED BY: rinaa on 06/02/2008 09:25:52


FEJA PA NJRI?!



Home
Drithërima të Zemrës
Tradita & Modernizmi
Mendimi Bashkëkohor
Historia & Shoqëria
Temat Fetare
Etika
Ese
Këndi Poetik
Audio Galeria


Kërko
Libri i Mysafirëve
Dielli
Email


Feja Pa Njeri?!
Prof. Dr. Ismail Bardhi
25.03.2007


Mes kategorive të shumta teologjike, shprehja “mëkëmbës i Zotit” më së miri e sintetizon të kuptuarit fetar të njeriut. Mirëpo, kjo e kuptuar – për të mos u zhdukur nga skena botërore – duhet vazhdimisht të ballafaqohet me proceset, konceptet dhe format e ndryshme kulturore, me të cilat periudhat e ndryshme historike e interpretojnë njeriun dhe realitetin e tij. Ky ballafaqim sot bëhet sidomos më i rëndësishëm, por edhe më problematik, sepse në rrethin bashkëkohor shkencor dhe kulturor, pas “vdekjes së zotit” (hasha) (Nietzche), duket sikur i asistojmë një lloji të “vdekjes së njeriut”. Në të vërtetë, shkencat e ndryshme e drejtojnë vëmendjen kah një botë e re – më parë e panjohur – botë e cila gjendet “nën” njeriun: mjaft është që, për shembull, të mendohet në hulumtimin e tashëm të asaj që gjendet në atomin; pastaj, hulumtimi i të pavetëdijshmes në sferën e njeriut; strukturalizmi sulmues sipas të cilit “njeriu është reduktuar në strukturat të cilat e rrethojnë” (M. Foucault); moskujdesi për natyrën dhe mjedisin që kërcënon me katastrofë ekologjike; hulumtimet në sferën e bioetikës si dhe mundësitë e ndryshme të inxhinierisë gjenetike.

Megjithëse të gjitha të lartshënuarat janë çështje për studim në vete, kjo trajtesë është fokusuar drejtpërsëdrejti në konceptin “njeri”, si njeri “i pastër”, i cili gjendet nën hijen e universalizmit të përgjithshëm të këtij koncepti, në një mënyrë duke iu lëshuar edhe kuptimit leksikor të tij, sepse kohëve të fundit vërejmë se për çdo gjë shkruhet, përpos imperativit “bëhu njeri!”. Çdo jetë njerëzore (madje edhe kur nuk është lehtë për ta vërejtur) gjithmonë rishtas është e përshkuar me parashtrimin e pyetjes “Kush jam unë?”. Kjo pyetje e parashtruar individuale-ekzistenciale kumbon edhe atje ku njeriu nuk është në bashkësinë njerëzore. Kjo pyetje e parashtruar kolektive- ekzistenciale, gjegjësisht “Kush jemi ne?” – është parakusht i konstituimit dhe mirëmbajtjes së çdo bashkësie njerëzore, i çdo krijese shpirtërore materiale të cilën e kemi për zakon ta quajmë “natyrë tjetër”.

Bashkë me përkufizimin e njeriut sipas rregullës lidhet pjesëza Më (më i zhvilluari, më i përsosuri, më përparimtari, i takon nivelit më të lartë të zhvillimit). Fjala njeri tingëllon rëndësishëm, dinjitetshëm. Ajo nuk tingëllon si p.sh.: tradhtar, qelbanik e të ngjashme. Shpesh thuhet: “Bëhu njeri!” (kjo do të thotë të qenit i ndershëm, dinjitoz..., të qenit subjekt i jetës personale). Në lidhje me këtë është edhe nocioni ‘njerëzi’, si tipar i atij që është i njerëzishëm, i cili është personalitet i plotë, moral dhe etik. Pjesëza “më” në përkufizimet përdoret në kuptimin pozitiv, kështu që duket sikur njeriu vetvetes në mënyrë të vetëbesueshme dhe jokritike ia jep pozitën supreme dhe superiore në natyrë dhe në gjithësi. Fjala është për fotografinë e idealizuar, sepse askund nuk përmendet se njeriu është qenie e cila lufton, diskriminon, shkatërron natyrën dhe vret të afërmit dhe se edhe në atë kontekst negativ do të mund të përdorej parashtesa “më”. Nuk përmenden humnerat, rëniet dhe tmerret që i krijon njeriu. por se ai është i aftë “të depërtojë deri në themelin e fundit të gjërave dhe në fund deri te qenia absolute, Zoti” (Hrvatska Enciklopedija, 2000, fq. 696).

Kur flet për njeriun, Kanti thotë se ai është jo i shenjtë, ndërsa ligji moral është i shenjtë dhe njerëzia në të është e shenjtë. Njeriu i takon botës së natyrshme (i nënshtruar ligjeve natyrore) dhe botës inteligjibile (dhe prandaj është person i lirë dhe i pavarur nga mekanizmat e natyrës). Si qenie e natyrshme, është i motivuar nga rehatia dhe lumturia, e si qenie inteligjibile është i motivuar nga obligimi, gjegjësisht respektimi i ligjit moral. Kantit i pëlqen t’i përdorë nocionet “lartësi” dhe “ngritje” (këto nocione natyrisht se janë të ndërlidhura, sepse lartësia arrihet përmes ngritjes). Nën lartësi i cek: respektimin e njerëzisë në personin tonë, respektimin e obligimeve, respektimin e ligjit moral, si dhe ngritjen mbi lëvizësit natyrorë. Sa mirë do të ishte sikur teologjia bashkëkohore muslimane t’i analizonte mendimet kantiane.

Shkenca bashkëkohore përpiqet që të depërtojë në paralashtësinë dhe në thellësinë e shpirtit të njeriut, për të zbuluar se çka në fakt është njeriu dhe çfarë është fati i tij. Mirëpo, të gjitha hulumtimet, e tërë teknika dhe përparimi ndalen në kufijtë e një zone të errët, në të cilën as syri i njeriut e as teknika nuk mund të depërtojnë. Ekziston një pjesë e njeriut, dhe atë pjesa qenësore e ekzistimit të tij, e qenies së tij, e cila është fshehtësi në plotkuptimin e fjalës, fshehtësi në të cilën udhëzon vetëm Shpallja.

Kur duam të shikojmë në fshehtësinë e quajtur njeri, së pari duhet të shikojmë se ç’thuhet për krijimin e tij në Librat e Shenjtë. Si krijesë më e përsosur dhe vepër më madhore e krijuar Kur’ani përshkruan krijimin e njeriut, burrit dhe gruas, të cilës i kushton vëmendje të veçantë. Nga ana tjetër edhe sipas Biblës kafshët janë krijuar me urdhrin e Zotit, ndërsa krijimi i njeriut është përshkruar si vepër e menduar dhe e peshuar mirë e vullnetit të Zotit. Lajmërimi për krijimin e njeriut është lavdi-thurje ose himn për njeriun, poemë dinjitetit të tij, këngë e familjes njerëzore, kulturës dhe përparimit njerëzor.

Fjala ‘adam’ (apo ‘adem’ sipas Kur’anit), në gjuhën hebraike është njëjës kolektiv dhe nuk ka shumësin e vet, kështu që do të mund ta përkthenim si njerëzim, njerëz, e jo vetëm njeri. Mirëpo ekzegjeza fare nuk ka dëshiruar të futet në problemin e monogjenizmit dhe të poligjenizmit, sepse ai as që ka ekzistuar. Ekzegjeza gjithashtu nuk ka kurrfarë interesash shkencore. Interesi i vetëm i saj është që t’ua bartë bashkëkohësve porosinë e shpalljes së Zotit, sipas së cilës Zoti është krijuesi i gjithësisë, i mbarë njerëzimit dhe i mbarë botës. Në të vërtetë, fjala ‘adam’ vjen nga fjala hebraishte ‘adamah’, tokë, nga e cila është krijuar njeriu. Në këtë rast ‘adam’ do të thoshte “i tokës”. Zoti kur flet për njeriun flet në forma të ndryshme, për periudha të ndryshme të zhvillimit të tij në kohën edeniane dhe pas-edeniane, për njeriun e xhennetit dhe Ademin e “Arafatit”. Por, theks i veçantë është se flet për njeriun-njeri, insan. Përse e them këtë dhe çfarë lidhje ka kjo me njeriun, apo çfarë lidhje ka e gjithë kjo me edukimin? Epo, para së gjithash për ta demitologjizuar edhe njeriun edhe krijimin në tërësi.

Njeriu që nga krijimi i tij parashtron pyetjen për prejardhjen e vet, për qëllimin e vet, për ekzistimin e vet, për atë se kush është, përse është në këtë botë dhe ku shkon? Vërtet, çka është njeriu? Çfarë qëllimi ka dhe çka është kuptimi i jetës së tij? Për këtë njerëzit mendojnë me shekuj, ndërsa njeriun janë përpjekur ta përkufizojnë shkenca dhe shkencëtarë të ndryshëm, me përkufizime dhe përmbajtje të ndryshme. Por, ç’do të thotë të qenit njeri? Çka është njeriu? Njeriu nuk është vetëm materie e krijuar nga “pluhuri tokësor”, e as vetëm qenie e gjallë si qeniet e tjera të gjalla në tokë. Ai është shpirt, dhe atë “shkëndijë” e shpirtit të Zotit, i krijuar për të qenë mëkëmbës i Zotit në tokë si njeri. Zoti e ka krijuar njeriun vetëm për ta adhuruar Atë. Vetë njeriu është lavdërim i Zotit. Grekët e urtë njeriun e kanë quajtur anthropos, d.m.th., ai i cili shikon lart. Njeriu është i lindur për qiellin, prandaj edhe shikon kah qielli. I lindur për qiellin, por në tokë. Ai është qenie meta-fizike dhe meta-kozmike. Ai është qenia e krijuar në formën më të bukur.

“Bëhu (njeri)!”. I këtillë ka qenë urdhri i Zotit. Çdo gjë është krijuar me urdhrin e Zotit, me fuqinë e Fjalës së Tij dhe del nga asgjëja. Megjithatë, krijimi i njeriut është diçka krejtësisht tjetër. Te krijimi i njeriut vërehet fenomeni i dialogut “metaforik” që tregon rëndësinë, peshën e një krijese të re, e cila në një mënyrë do t’i bëjë rezistencë gjithë procesit natyror. Sa thua se është natyrë, e sheh se e ka lirinë; liria është sfida më e madhe e natyrës së tij. Njeriu është pa dyshim enigma më e madhe dhe kundërshtia më e madhe. Drama e tij fillon që nga çasti i ndarjes nga natyra, apo, siç thotë Sartri, që nga çasti kur është dënuar me liri. Në bazën e lirisë shtrihet shkaku i dramës njerëzore. Sërish në formën metaforike akti i parë i lirisë në histori paraqet edhe mëkatin e parë, sepse me këtë ai u bë dhalumen xhehula (zullumqar injorant). Liria është kategori shpirtërore. Shprehja dhe orientimi i duhur i saj është çështje e zemrës, shpirtit dhe vullnetit, e jo çështje e arsyes dhe shkencës. Ajo është dhuratë e Zotit për të gjithë njerëzit si e drejtë e tyre e pakontestueshme. Kur’ani de facto njeriut ia ka lënë lirinë e plotë: pra nëse bën mirë, bën për vetveten, e nëse bën keq, bën për vetveten; ... e vërteta vjen nga Zoti juaj, e kush dëshiron le të besojë, e kush dëshiron le mos të besojë... Ne nuk e dimë dhe nuk kemi mundësi ta dimë sekretin e krijimit të njeriut, jo për arsye se është shumë e vështirë, por për arsye se nuk na është mundësuar dëshmimi për këtë. E tërë ajo dramë madhështore e cila ndodh mes Zotit dhe engjëjve në zanafillën e krijimit të tij, krijoi shpjegime të ndryshme tek mufesirët tradicionalë dhe racionalë. Tradicionalistët shpeshherë heshtën dhe e pranuan këtë formë të bisedës në Eden si dëshirë e Zotit, kurse racionalistët panë fillimin e lirisë, pavarësisht nga dëshmia apo besëlidhja e njeriut me Zotin, mbi çka është mbështetur tërë procesi i Shpalljes. Çdo gjë i nënshtrohet Zotit. Engjëjt nuk deshën ta prishin konsultimin dhe prezantimin në “atelienë” e xhennetit dhe tërë atë bukuri të nënshtrimit; ata iu lutën Zotit, duke parë se njeriu i dyshit, njeriu i qiellit dhe tokës, do ta ketë shumë vështirë ta ruajë pastërtinë esenciale të krijimit. Këtë sekret, i cili i takon vetëm Zotit, Ai e bën të qartë në mënyrë shumë të kuptueshme, kinse engjëjt ngritën kokën për të “protestuar” para Tij. Ja kush është njeriu, e prish edhe qetësinë e engjëjve. Tek e fundit, këtu vërehet një simbolikë shumë e madhe. Pa marrë parasysh këtu shihet një simbolikë e thellë, e cila kuptohet vetëm nga urtësia e lartë. Bindja e lartëson njeriun dhe e bën engjëll, kurse mosbindja e bën demon në tokë. Edhe demoni edhe engjëlli janë brenda kësaj krijese të quajtur njeri. Siç vërehet në këtë ndodhi madhështore sërish në epiqendër gjendet njeriu.

Njeriu nuk është ndonjë krijesë e hedhur nga qielli në botën e materies, as kafshë e cila gradualisht zhvillohet në qenie me arsye të lirë. Njeriu nuk është prodhim i zhvillimit thjesht natyror, e as që dinjiteti i tij varet nga evolucioni teknik. Njeriu pamasë i tejkalon të gjitha krijesat me vetëdijen dhe vendosjen personale. E megjithatë, Zoti është pamasë mbi të. Njeriu është kurorë dhe kulm i çdo gjëje të krijuar, rrezaton mirësinë dhe madhështinë e Zotit, lavdinë dhe dritën e Zotit, sepse Zoti është veçanërisht i pranishëm në njeriun, meqë në njeriun ka diçka “hyjnore”. Dhe prandaj Ademi në këtë tekst nuk është ndonjë individ i caktuar, por njeri në përgjithësi – njerëzim. Pavarësisht nga ajo se në cilën kohë dhe në cilën pjesë të tokës banon, cilit popull dhe cilës racë i takon, vetëm me atë që është njeri ai është “mëkëmbës i Zotit”. Këtë njeriu nuk e arrin me përparimin e tij teknik dhe shkencor. Nuk është kjo fryt as i rastit, e as i nevojës së natyrshme. Kjo është dhurata e lirë e mëshirës së Zotit, dashuria e Zotit. Si pasqyrim më besnik i madhështisë së Zotit njeriu është në qendër dhe në kulmin e çdo gjëje të krijuar. Në të pasqyrohet e gjithë e krijuara, ai është zotërues i çdo gjëje. Kjo qenie e brishtë e quajtur njeri, e humbur në horizontet e botës, është mbret i çdo gjëje të krijuar, i kurorëzuar me lavdi dhe nder.

Prandaj Libri njësoj i mahnitet madhështisë së njeriut, por gjithashtu vajton edhe mbi kotësinë e tij. Të gjithë ne jemi “të shenjtë” dhe “të mallkuar”. Nga ne varet cila anë do të mbisundojë. Por, megjithatë paguhet të jesh njeri. Kjo është edhe detyra jonë kryesore jetësore, rasti ynë. Siç është thënë: çdokush lind i nënshtruar... Një gjë të ngjashme mund të themi edhe për njeriun në përgjithësi. Askush nuk lind si njeri i gatshëm, lindja është vetëm fillimi i vetë-sendërtimit të njeriut. Njeri bëhet në ecjen e gjatë jetësore, e cila zgjat deri sa të jetë njeriu, individi. Këtë njohje e vërtetojnë të gjithë antropologët, pedagogët, psikologët dhe teologët. Njeriu mbetet problem, por edhe rast dhe dhuratë deri në vdekjen e vet. Njerëzia e tij gjithnjë është nën pikëpyetje. Për dallim nga qeniet e tjera në gjithësi, njeriu kurrë nuk është njeri i sigurt, sepse të jesh njeri do të thotë pikërisht të jesh gjithnjë pranë asaj që mos të jesh njeri, të jesh problem i gjallë, aventurë, dramë. Megjithatë, njeriu në përjetimin e dramës nuk është lënë i vetmuar. Menjëherë pas “rënies” së tij, atij në ndihmë i ka ardhur feja. Feja ka qëllim të lartësuar – edukimin e njeriut. Me vetë lindjen fizike njeriu akoma nuk është njeri i plotë. Ai është fëmijë i cili duhet bërë njeri. Ai është vetëm një fidan i imët, i pafuqishëm dhe i butë që duhet rritur dhe zhvilluar deri në plotësimin e njerëzisë. Nga ai duhet të rritet plotësia, njeriu i vërtetë dhe i pjekur. Të qenit njeri – kjo është detyra kryesore e çdo edukimi njerëzor dhe fetar.

Teologjia kohën e fundit tek ne është duke u përplasur me metodat e “pozitivizmit”, me çka si duket është duke e sjellë veten ne pyetje. Për këtë ka më tepër arsye, por këtu po i përmbledhim në dy kryesoret: njëra e brendshme dhe tjetra e jashtme. Arsyeja e brendshme ka të bëjë me metodën me të cilën shërbehet kjo shkencë. Metoda pozitive ka kufijtë e vet, gjegjësisht, ekzistojnë çështje qenësore në jetën e njeriut, të cilat mund të hulumtohen dhe shpjegohen me atë metodë. Ajo deri te e cila vijmë në hulumtimin tonë më së shpeshti është ajo që tashmë e kemi pasur në fillim: përfundimet tona më së shpeshti janë supozimet tona. Në rast se pjesa më e madhe e hulumtimeve tona nuk janë të dëmshme, atëherë, të paktën janë të tepërta! Shkaku i jashtëm i gjendjes së keqe në shkencën tonë është i njohur edhe në shkencën edhe jashtë saj: në shoqërinë në të cilën vendimet qenësore merren në bazë të interesit të grupit në pushtet, teologjia si shkencë në të vërtetë është e tepërt. Kur dikush merr vendime në bazë të interesit të vet personal apo të atij grupor, atëherë nuk i nevojitet shkenca, por pikërisht ky fakt tregon se as që ia bën për të vërtetën.

Tek ne brenda dy dekadave të fundit janë shtuar aq shumë “teologë”, saqë vëzhguesi i paudhëzuar do të përfundonte se shoqëria nuk mund dhe nuk guxon të jetë e sëmurë, kur aq shumë mjekë vigjilojnë mbi shëndetin shpirtëror të saj. Atëherë, me shëndet! Aq shumë teologë – të cilët flasin dhe “shkruajnë” libra, por që nuk ofrojnë vepra – është shenjë e sëmundjes së shoqërisë, dhe nuk ka shpresë se ata do t’i ndihmojnë. Sepse ajo që këta shpirtngushtë me metodat e tyre joshkencore nuk mund ta zbulojnë dhe gjithë ajo që, për këtë apo atë arsye, e heshtin për gjendjen e vërtetë të të sëmurit, ajo është pakrahasueshëm më e rëndësishme për shëndetin e tij. Ajo që teologjia jonë e ka “fshehur” ka vlerë pakrahasueshëm më të madhe shoqërore dhe njohëse nga ajo që na e ka “zbuluar”.

A nuk shihet se kemi: shumë teologë e pak teologji, shumë të drejta e pak drejtësi, tepër politikanë e pak vendime të urta. Detyra e teologjisë është ta zbulojë dhe interpretojë atë që është e “fshehur” dhe mos të heshtë për atë që është e vërtetë. Sapo të heshtë për diçka, dihet se shndërrohet në ideologji apo është në shërbim të saj. E çka të thuhet për teologjinë me teologë/njerëz plot arrogancë dhe papërgjegjësi. Me vite të tëra e kanë harxhuar vetveten dhe edhe fushën pjellore e kanë shndërruar në djerrinë, disa herë është shkuar aq larg sa që edhe ardhmërinë janë duke e prishur për hir të së tashmes.

Nuk duhet dikush të jetë musliman që ta thotë të vërtetën, por duhet patjetër ta flasë të vërtetën që të jetë musliman, apo në raport me njeriun: nuk duhet qenë musliman për të qenë njeri, por duhet patjetër qenë njeri për t’u bërë musliman. Vetë Shpallja e bën demitologjizimin e njeriut, ndërsa ne këtë të fundit e shndërrojmë në diçka të paprekshme, e të parën në të harruar, sa që tërë interpretimin e fesë e bëjmë jashtë njeriut, më tepër merremi me atë që është “mbi” sesa “me” të. Ligjëratat e fesë për fat të keq e dëshmojnë këtë. Kjo metodë e interpretimit është duke e varfëruar njeriun dhe duke e lartësuar atë që nuk ka nevojë për lartësim – Shpalljen, sepse ajo vetë neve na lartëson. Ne kemi harruar të merremi me kërkesat dhe problemet që i ka njeriu, si në brendësinë ashtu edhe në jashtësinë tij. Ne më tepër flasim për haramin e gënjeshtrës, vjedhjes, mashtrimit, sesa për kryerësin e tyre; flasim për rëndësinë e pastërtisë, kurse harrojmë se kush duhet të jetë i pastër; flasim për kulturën e bisedës, të dëgjimit, të veshjes, të sjelljes dhe estetikës, duke e harruar se kush duhet t’i pasqyrojë ato; flasim se sa është i mirë Islami, kurse harrojmë se “muslimanët” nuk janë të tillë. A nuk jemi dëshmitarë se arsimi na është mbushur me mendësinë e shitblerjes dhe marrëveshjeve të ndryshme, pa u fajësuar fare NJERIU; a nuk vërehet se edhe ata të cilët predikojnë fenë, vet nuk i përmbahen predikimit, premtimit, drejtësisë, përgjegjësisë – NJERËZISË. Ne për fat të keq shpeshherë i “nënshtrohemi” edhe Zotit si njeri dhe njeriut si Zot. (Këtë fotografi keni mundësi ta shihni pandërprerë të përsëritur në hapësirën e Lindjes, ku me vite të tëra muslimanët udhëhiqen nga njerëz të cilët “ngrihen” në piedestalin e “zotit”). Prandaj, nuk mund të bëhet fjalë se kemi njerëz pa “fe”, por se kemi “fe” pa njeri.





--------------------------------------------------------------
...............
Back To Top
05/23/2012