Remember Me


LIVE CHAT | BOOKMARK
| INSTANT MESSENGER
 

Bookmark:
RSS 1.0     RSS 2.0

Total Views: 3410 - Total Replies: 4

POSTED BY: rinaa on 06/07/2008 02:57:17



Si te ruajme shendetin? 10 keshilla te nevojshme qe duhet te ndiqni.

1.Luleshtrydhet jane nje ushqim i pasur me vitamine K, e cila i ben kockat
tuaja te forta.
2. Shumekush nga ne, merr sasine e dyfishte te kripes qe na nevojitet.
Jeni lodhur nga dietat per te rene nga pesha dhe per te mbajtur trupin ne
forme?!!! Ndaloni duhanin e bashke me te edhe gjimnastiken. Ja disa keshilla
te eksperteve te shendetit nga e gjitha bota, se si te shmangim problemet
shendetesore.

1. Nese doni te shmagni varicet venoze, beni kontrolle mjekesore…
Shume gra, mbi moshen 30 vjec vuajne nga dhimbja dhe shfaqja e variceve, por
vetem duke mbajtur sistemin digjestiv ne levizje, mund te gjeni celesin e
shmangies se ketij problemi. Specialisti American i venave, Dr. Luis Navarro
keshillon: Grate mund te parandalojne shfaqjen e varikozes duke zgjedhur
ushqime te pasura me produkte te bimeve me kercell, (fibra) gruri, orizi,
etj, te cilat ndikojne ne funksionimin e rregullt te organeve te brendshme
si dhe rregullojne levizjen e muskujve, ne rastet kur vuani nga gjymtyret e
poshtme. Evitoni dhe qendrimin ulur me kembet kryqezuar.

2. Nese doni te shmangni problemet me syte, kontrollojini here pas here…
Duhet te beni nje vizite te syve cdo 2 vjet, nese nuk deshironi te vini syze
apo lente kontakti,- keshillon Victoria Ellen nga Kolegji i Optometrise. Nuk
duhet te kujtohemi per kontrollin e tyre vetem ne ato raste kur pesojme
aksident apo kur kemi pamje te turbulluar. Optometristet ngulmojne ne
gjendjen shendetesore te njeriut duke filluar qe nga shqetesime te tilla si
diabeti, presioni i larte i gjakut, skleroza, si dhe tumoret ne tru.

3. Nese doni te rrisni imunitetin e organizmit, beni gjume te rehatshem…
Shume nga ne nuk bejne gjume te qete ose flene pak. Profesori amerikan Joan
Shaver thote: “gjumi i pamjaftueshem ndikon ne funksionet fizike, gjendjen
shpirterore dhe perqendrimin. Dobeson sistemin imunitar, fillon dhimbja e
kokes dhe mund te coje edhe ne depresion”. Njerezit me semundjen e
pagjumesise nuk qendrojne dot ne stabilitet social, sapo nisin nje pune, nuk
e perballojne dot dhe detyrohen ta lene.

4. Nese doni te jeni energjik gjate gjithe dites, filloni me “fibra” qe ne
mengjes…
Shume nga ushqimet e vecanta ndikojne ne mireqenien tone, por specialistja e
dietave, Annie Jefferson, tregon se nje ndryshim i vecante qe rrit nivelin e
energjive ndodh kur njeriu ha per mengjes nje ushqim te pasur me fibra.
Eshte provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka nje efekt pozitiv ne
funksionimin e organeve. Ju mban ne forme per nje kohe te gjate dhe
gjithashtu nuk ndikon ne shtim te peshes.

5. Nese doni te shmangni osteoporozen, merrni vitamine K…
Osteoporoza shfaqet ne nje ne cdo tre gra te moshes mbi 50 vjec ne Britani
dhe faktoret qe e shkaktojne jane menopauza e hershme, anoreksia si dhe
perdorimi per nje kohe te gjate i kortikosteroideve. Siofra Sharpe, nga
Shoqata Nderkombetare e Osteoporozes, rekomandon ngrenien e luleshtrydheve
gjate sezonit te tyre te prodhimit
Keto jane produkte te pasura me vitamina K qe eshte indentifikuar si nje
trajtues i efektshem i osteoporozes. Kerkimet kane treguar se vitamina K.
kontribuon ne eliminimin e problemeve te kockave.

6. Nese ju doni te dobesoheni dhe te rrini te dobet…
Sipas ekspertit nutrionist australian ,Kelly Hogan, bajamet, lajthite, arrat
rrallehere shkaktojne probleme ne shtimin ne peshe. Keta ushqyes permbajne
lende, kalori e vitamina, aq sa per te shuajtur urine per 2 ore, ndersa po
te jene te nje kualiteti te keq shuajne urine vetem per 30 minuta. Por jo
vetem kaq. Ato permbajne fitokimikate,
( perberje antioksidante, antibakteriale dhe anti- inflamatore) te cilat
reduktojne rrezikun e kancerit ne shume organe te brendshme dhe gjithashtu
luftojne artritin. Vetem perpiquni qe te mos jene te perpunuara me shume
kripera.

7. Nese doni te mbroni trurin tuaj, konsumoni acid folik…
Nese nuk keni nje nivel normal te acidit folik ne dieten tuaj, jeni te
rrezikuar nga shfaqja e Alzheimers, thekson shkencetari amerikan Judi Adams.
“Acidi folik gjithashtu redukton rrezikun e kancerit si dhe rregullon
nivelin e homokisteines, nje aminoacid qe lufton semundjet e zemres dhe e
forcon ate.Agrumet, jane nje ushqim po aq i dobishem sa dhe buka apo
brumerat.

8. Nese doni te shmangni semundjet e zemres…
Eksperti amerikan i dhembeve, Dr. Kenneth Bueltmann, thote se femrat qe
bejne “floos” ne dhembet e tyre me shume se dy here ne dite, kane nje
buzeqeshje te bukur por “floosing” shkaterron bakteret e dhembeve te cilat
shkaktojne semundje kronike. Nje infeksion i gojes, nenkupton bakterin i
cili futet ne gjak, kontribuon jashtezakonisht ne semundjet e zemres,
diabetin dhe ne rruget respiratore. Nje rrezik perben edhe kur je shtatzane.
Nese eksizton dhe nje semundje tjeter kronike, femija juaj mund te linde
parakohe.

9. Kujdesuni qe presioni i gjakut te jete ne nivel normal…
Nga presioni i larte i gjakut vuajne nje ne cdo tre te rinj ne Britani si
dhe shume gra te moshes 35 deri 55 vjece. Dona Roberts, menaxhere ne
fushatat per Shoqaten e Presionit te gjakut, kujton: “te shihen me kujdes
etiketat e ushqimeve, per sasine e “fshehur” te kripes, sepse kjo eshte
rruga kryesore nga e merrni, nepermjet ushqimeve. Per shembull, nje pjese e
holle e nje pice mesatare, permban 20% te kripes qe rekomandohet te marre ne
dite nje njeri. Shume nga ne marrin ne dite dyfish - sasi te kripes, shume
me teper sesa ka nevoje organizmi”. Reduktimi i kripes eshte nje nga
faktoret me te rendesishem ne uljen e presionit te gjakut.

10. Nese doni te mos keni dhimbje koke, perdorni peshkun…
Japonezet kane nje shkalle te ulet te depresionit sepse ata perdorin ne
gatim vajin e peshkut. Nutrionisti, Fabienne Garceau thote se ne akoma nuk
arrijme te perceptojme mesazhin kur flitet per kete acid yndyror. Britaniket
nuk para e perdorin peshkun, vetem 11 % e tyre mund te marrin nje here ne
jave. Ndaj nuk eshte per t’u habitur kur shohim se njerezit jane gjithnje te
tensionuar. Nese nuk jeni nje ngreness i peshkut, mund te provoni me veze te
freketa pule, te cilat jane shume te perdorshme edhe si diete.

 





--------------------------------------------------------------
...............




POSTED BY: rinaa on 06/07/2008 02:58:20


Mjekesi dhe Shkence Demet nga Pijet Alkoholike; Operacion me Reze Lazer

Nje studim i ri tregon se 50 perqind e konsumatoreve te pijeve alkoholike ne Shtetet
e Bashkuara jane te te rinj nen moshen e lejuar dhe te rritur qe pijne tej mase.
Sipas standarteve te departamentit te shendetesise, me shume se dy gota ne dite per
burrat dhe me shume se 1 gote ne dite per grate nje cilesohen si pirje tej mase.
Profesorja Susan Foster qe kryesoi studimin prane universitetit Columbia thote se te
rinjte nen moshen e lejuar konsumojne thuajse 20 perqind te pijeve alkoholike ne
Shtetet e Bashkuara, ndersa te rriturit qe pijne tej mase kosumojne 30 perqind te
ketyre pijeve. Studimi arriti ne perfundimin se ata qe perdorn pije alkoholike tej
mase shpenzojne rreth 57 miliarde dollare ne vit. Kjo eshte sa gjysma e shumes se
pergjitheshme qe amerikanet shpenzojne per pije alkoholike gjate nje viti.
Perdorimi i tepruar i alkoholit i kushton shoqerise rreth 180 miliarde dollare, ketu
perfshihen aksidentet, problemet shendetsore, cenimi i rendit dhe ligjit, ulja e
prodhimit e te tjera
Studime te tjera kane treguar se problemi i te pirit fillon qe ne moshe te re, dhe
kjo nxjerr edhe nje here ne pah rolin edukues qe duhet te luajne prinderit dhe
institucionet arsimore e mbare shoqeria per te shmangur te rinjte nga perdorimi i
pijeve alkoholike.

OPERACION ME REZE LAZER
Per shume vite Colleen Allen perdorte lente kontakti per te syte. Para disa vjetesh
ajo vendosi te mos i perdrte me ato dhe iu nenshtrua nje operacioni me reze lazer.
Jeta ime ndryshoi, thote ajo.
Klinika LCA Vision, Lasik Plus eshte nga te parat qe filloi t’u ofronte pacienteve
operacione me reze lazer. Drejtori Stephen Joffe thote se kjo klinike ofron sherbime
si per cdolloj eproblemi te syve. Firma Lasic Plus ka mbi 30 dege te shperndara ne
Kanada e Evrope. Mjeku Vincent Marino thote se te mirat e operacionit te syve me
reze lazer mund te ndjehen nga pacienti menjehere pas operacionit. E gjithe
procedura zgjat vetem pak minuta dhe te nesermen pacienti mund te shkoje ne pune ose te kthehet ne jeten normale pa asnje problem.

Nje studim i kryer nga mjeke te Klinikes Mayo ne Shtetet e Bashkuara tregon
se nje ne cdo kater vete mbi moshen 45 vjecare mund te preket nga semundje
te zemres.

Te dhenat e studimit i shtyjne mjeket dhe pacientet te kene parasysh se
pushimi i zemres nuk shkaktohet vetem nga pompimi i pa mjaftueshem i gjakut,
por edhe atehere kur pompimi i gjakut eshte normal, por zemra nuk eshte ne
gjendje ta absorboje ate.

Studimi morri ne shqyrtim rreth 2000 mije banore te krahines Olmsted te
shtetit Michigan. Personat me crregullime diastolike ose me probleme te
furnizimit te zemres me gjak ne intervalin midis dy rrahjeve, ishin 10 here
me ne rrezik per te vdekur brenda 5 vjeteve, sesa personat pa keto probleme.
Sipas autoreve te studimit, keto te dhena theksojne nevojen per nje kuptim
me te mire te rasteve te pushimit te zemres per shkaqe diastolike dhe ne
cmenyre te parandalohen ato.

Drejtoresha e Klinikes Mayo, Margaret Redfield thote se shume njerez
mendojne se pushimi i zemers shkaktohet kryesisht nga pumpimi i dobet i
gjakut. Ky rast quhet systolic, qe do te thote se nxjerrja e gjakut nga
barkushja gjate intervalit midis cdo rrahje te zemres eshte me pak se 50
perqind. Por studimi tregon se ne afro 50 perqind te rasteve pushimi i
zemres ndodh nga qe zemra eshte e sforcuar dhe per kete arsye nuk mund te
thith gjak te mjaftueshem, megjithese pompimi eshte normal. Ky rast quhet
diastolik.

Nderkohe qe ne Kliniken Mayo vazhdojne provat ne laborator mbi gjetjen e
metodave per zbulimin e hereshem te gjendjes diastolike te zemres, mjeket e
kesaj klinike te njohur rekomandojne zbatimin e masave parandaluese kunder
presionit te larte te gjakut dhe nivelit te larte te kolesterines. Ata thone
se pushimi i zemres, pavaresisht nga arsyet, eshte nje sindrome fatale, qe
shkaktohet nga semundje te ndryshme kardiovaskulare. Simptomat tipike te
kesaj syndrome jane lodhja, veshtiresi ne frymemarrje, enjtje te kembeve dhe
probleme ne ritmin e rrahjeve te zemres.

 

 





--------------------------------------------------------------
...............
Back To Top




POSTED BY: rinaa on 06/07/2008 02:59:33


misterioze e frymemarrjes, kercenim per shendetin boteror


Organizata Boterore e Shendetesise po shpreson tek Kina te zbuloje shkaqet e
semundjes misterioze te frymemarrjes qe dyshohet se ka shkaktuar deri tani
vdekjen e nente personave dhe ka prekur qindra te tjere gjate 4 muajve te
fundit.

Kater vdekje gjate javes se kaluar ne Vietnam, Hong Kong, dhe Kanada jane
lidhur me semundjen qe ngjan me pneumonine, te cilen Organizata Boterore e
Shendetesise e quan Sindroma Akute e Sistemit te Frymemarjes.

Semundja ngjitese duket te jete shfaqur per here te pare ne muajin nentor ne
provincen Guangdong ne Kinen Jugore ku kane vdekur pese persona. Sot ne
Pekin, zyrtaret e organizates thane se ekspertet kineze te shendetesise kane
njoftuar sukses ne trajtimin e semundjes megjithese ajo u reziston
antibiotikeve. Gati 500 persona ne Azi, Ameriken e Veriut dhe Evrope jane
raportuar me simptoma te ngjashme me semundjen misterioze.

 

 





--------------------------------------------------------------
...............
Back To Top




POSTED BY: rinaa on 06/07/2008 02:59:49


Mbipesha e Madhe Trupore Shkurton Jeten


Ka kohe qe mbipesha trupore shikohet si e demshme per shendetin, por dy studime te
reja mjekesore arrijne ne perfundimin se mbipesha trupore luan rol edhe ne
pakesimin e viteve te jetes.
Shkencetare amerikane dhe holandeze njoftojne se mbipesha trupore shkurton
jetgjatesine. Per arritjen e ketij perfudnimi shkencetareve iu deshem disa vjet
studimi te hollesishem te ceshtjes.
Ekspertet prane universiteteve ne Birmingham te Alabames dhe Johns Hopkins ne
Maryland shqyrtuan te dhenat e grumbulluara prej vitesh nga sondazhet e agjencive
federale mbi shendetin mes dhjetra mijera njerezve.
Doktor David Allison prane universitetit te Alabames thote se synimi i studimit
ishte per te percaktuar ndikimin qe ka mbipesha ne jetegjatesine e njeriut.
Te dhenat e njoftuara ne revisten e shoqates amerikane te mjekesise tregojne se jeta
e personave me mbi peshe trupore mund te shkurtohet 20 vjet, nese mbipesha fillon
rreth moshes 20 vjecare.
Gjithashtu nje grua e re zezake me mbipeshe trupore mund te humbase 4 deri 5 vjet te
jetes se saj, ndersa nje grua e races se bardhe po me mbipeshe trupore mund te
humbase nga 5 deri 8 vjet. Gjendja keqesohet per burrat. Nje burre i races se bardhe
me mbi peshe te madhe trupore mund te jetoje 12 vjet me pak, ndersa nje i ri zezak
ne te njejtat kushte te mbi peshes trupore mund te jetoje 20 vjet me pak./AL/
Edhe nje studim i shkencetareve holandez, botuar ne revisten amerikane, Analet e
Mjekesise arrin ne te njejtin perfundim pas shqyrtimit te te dhenave shendetsore te
rreth 3 mije e 300 personave te perfshire ne studimin 55 vjecar te institutit
Framingam ne shtetin Massachusets. Ne studim thuhet se ne pergjithesi, personat 40
vjecare me mbi peshe trupore jetojne 7 vjet me pak sesa personat te se njejtes moshe
por me peshe trupore normale.
Autoret e studimit thone se rastet e mbi peshes trupore jane me te perhapura ne
vendet e industrializuara dhe rekomandojne qe masat parandaluese dhe trajtimi i
ketij problemi te behet perparesi e institucioneve shendetsore.

 





--------------------------------------------------------------
...............
Back To Top




POSTED BY: ndero-2perqin on 10/02/2008 02:32:29


Luleshtrydhet jane nje ushqim i pasur me vitamine K, e cila i ben kockat
tuaja te forta.
2. Shumekush nga ne, merr sasine e dyfishte te kripes qe na nevojitet.
Jeni lodhur nga dietat per te rene nga pesha dhe per te mbajtur trupin ne
forme?!!! Ndaloni duhanin e bashke me te edhe gjimnastiken. Ja disa keshilla
te eksperteve te shendetit nga e gjitha bota, se si te shmangim problemet
shendetesore.     tek ky citim luleshtryhda  esht e vertet qe i forcon eshtrat por nuk permban vitaminen k ajo permban kalciumin   dhe tek ketu per ta ndaluar duhanin esht plotsisht e drej po per ta ndaluar gjimnsastiken esht absurde kripa esht ni sen qe ne sasi te medha esht e domshme per organizmin per do sen ndero221@hotmail.com

Back To Top
05/23/2012