|
|
|
| Total Views: 705 - Total Replies: 3 |
|
| POSTED BY: Bjondeja on 12/23/2007 22:44:39 |
|
Gjuha Shqipe
Kur në sulm hodhën turqit Hordhitë e pambaruara, Kështjellat e sintaksës S’i muar, që s’i muar.
Kur panë se gjuhës S’i hodhën dot prangat Lëshuan drejt saj Gjithfarë merimangash.
Parashtesa e pjesëza E lidhëza së prapthi, Të bukurën gjuhë Ta bënin leshharpi.
Të të bënin ty, donin, Shqipëri, memece. Po ja, erdhi Naimi, Si yll mbi ty ecte.
Dorën e zbehtë Mbi ballë ta vuri Të të hiqte zjarrllëkun Prej të sëmuri.
Dhe vdisnin pjesëzat, Thaheshin merimangat, Ndriste si perlat Poezia e madhe.
Ismail Kadare
--------------------------------------------------------------
hi all;)
|
|
| POSTED BY: Bjondeja on 12/23/2007 22:45:15 |
|
Porsi kanga e zogut t'verës, qi vallzon n'blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës, qi lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t'detit, porsi gjâma e rrfès zhgjetare, porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare. Ah! po; â' e ambël fjala e sajë, porsi gjumi m'nji kërthi, porsi drita plot uzdajë, porsi gazi i pamashtri; edhè ndihet tue kumbue; porsi fleta e Kerubimit, ka'i bien qiellvet tue flutrue n't'zjarrtat valle t'ameshimit. Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi këtë gjuhë të Perëndis', trashigim, që na la i Pari, trashigim s'ia len ai fmis; edhe atij iu thaftë, po, goja, që përbuzë këtë gjuhë hyjnore; qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja, flet e t'veten e lèn mbas dore. Në gjuhë shqype nanat tona shi prej djepit na kanë thânun, se asht një Zot, qi do ta dona; njatë, qi jetën na ka dhânun; edhe shqyp na thanë se Zoti për shqyptarë Shqypninë e fali, se sa t'enden stina e moti, do ta gzojn kta djalë mbas djali. Shqyp na vete, po pik' mâ para, n'agim t'jetës kur kemi shkue, tue ndjekë flutra nëpër ara, shqyp mâ s'pari kemi kndue: kemi kndue, po armët besnike, qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet, kah kanë dekë kta për dhè t't'Parvet. Në këtë gjuhë edhe njai Leka, qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni, në këtë gjuhë edhe Kastriota u pat folë njatyne ushtrive, qi sa t'drisë e diellit rrota, kanë me kênë ndera e trimnive. Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini, gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t'uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t'jetë jeta, por për tê gjithmonë punoni; pse, sa t'mbani gjuhën t'uej, fisi juej, vendi e zakoni kanë me u mbajtë larg kambës s'huej, Nper gjuhë shqype bota mbarë ka me ju njohtë se ç'fis ju kini, ka me ju njohtë për shqyptarë; trimi n'za, sikurse jini. Prandaj, pra, n'e doni fisin, mali, bregu edhe Malcija prej njaj goje sod t'brohrisim: Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
At Gjergj Fishta
--------------------------------------------------------------
hi all;)
|
| Back To Top |
|
| POSTED BY: Bjondeja on 12/23/2007 22:45:48 |
|
Gjuhës shqype
Gjuh' e ambël, gjuh' amtare, Je ambla gjuh' shqyptare! Gjuh' e nalt' për Perëndi,* T'cilt ndër koh't që kahmot shkuene Mbi Tomorr të përdoruene; Gjuh' e ambël, plot dashtni!
Gjuh' e shejt' e kaq e moçme. Gjuh' sakole**der n'dit t'soçme, Shoqen tande kund s'e gjenë! Zoti ty këtu t'ka çuemun: T'rrebt' e t'bukur e t'kulluemun;*** Kshtu gjithmon' ti ke me qenë.
Gjuh' që t'foli Skendërbegu, Dhe ndër t'par' qe Naim Begu, Që me shkrim t'pat lartësue. Ty t'kan' fol' shum' kapidana, Burra t'rrebt si t'ishin zana; Gjuh' e rrebt, ti qofsh nderue!
Gjuh' e bukur si pranvera, Ti s'do t'quhesh ma: e mjera; Se na dona ty me t'rritë. Bashk' me t'tjerat shoqe tueja, Se ma s'dona zhele t'hueja Veç duem ty me t'pa në dritë.
Hil Mosi, Wien (Vjenë) 14.I.1907
(*) poeti imagjinon sikur me gjuhën tonë folën perënditë e orakujve të lashtë të Dodonës etj. (**) për: gjuhë trimëreshë; (***) tre veti që ka gjuha jonë.
--------------------------------------------------------------
hi all;)
|
| Back To Top |
|
| POSTED BY: Bjondeja on 12/23/2007 22:46:22 |
|
Gjuhës shqipe
Lshon ame ilire n`goje agimesh s`vjetra Ndo `i fjale e jote than` vetimeveti, O gjuhe e folun n`bote ende ferishte S`ciles Mayeri ne te censhmet letra Rraj`t e mshefuna n`mot nuk mund ia gjeti As n`t`folun t`Cezarve as n`helenishte, Perse Athina s`kishte Emen as Roma, kur e rrept ushtove Nder vepra katallajsh qi nper jehona Vigma t`fuqishme qitshin hove-hove, Tue ndertue ledhe permbi troje t`ona.
Kuturesat e hyjit nper gjeth lisi N`Dodonen shejte prifti, qi n`pergjime Naten e diten rrinte atje perdore, Porse ndo `i fllad pullnaje kundalisi, Ndoshta me fjal`t e tueja i dha heshtime T`perfrigueshme qi mbluen t`parat therore: Ndoshta ndo` i buz` hyjnore N`at mot qi zota shpesh perbujte toka Shqiptoi kto fjal` qi ne mbi goj` na shkrefen; Me ty hyjneshat ndoshta nper kto boka Ndonjij biri njeriu dashnin ia shprefen.
Mbi anija t`shpejta velat nde kah preja, Qi urdhni i Teutes niste nen hyj ari Me msy t`Helenit barkat tregetuese Ngarkue me ar e kem e skllave t`reja, Ty t`kelthitte n`timue anijetari Tue i ra me kic ilir pupes bishtnuese; E permbi val` shkembuese Ti jehojshe nder hymnet e ngadhnjimit Kur, me plackat e rrmbyeme mbrend` stivue, U afrojshin n`breg anijat prej agimit, Mbretneshes s`detit pret me i a dhurue.
Mysteri i vjeter qi mberthen fjal`t t`ueja, Zanin na e dridh` me nji kreni t`pashoqe, O ghuhe e folun per trimij pranvera, E tok na mbajte nder pushtime t`hueja Sepse prej gojve arbnore nuk u hoqe As kur u ndam n`besime e doke tjera; E shekujve potera Qi me vrull u perplas mbi tok` shqiptare Ndonjij ndrrimi edhe n`ty i cili shtegun, Por prap kumbimet n`buze i ke krenare Si n`mot qi Ilirt Shqipnis i a ruejshin bregun.
Thue buza e kangatarve te paemen Qi gzim e idhnim me ty knduen maje mali Dhe kanga u humbi n`erresin e motit, Ket permallim qi mungullon mbi t`emen E vjen nga heshtja e shekujve m`a fali, Mue trashigues i tune n`dhe t`Kastriotit? N` kthjelltin e dites s`sotit Kang` ndoshta t`kndueme qi vorroi kalesa Kendoi, o gjuh` lulzue n`shkreti, dh`asht goja E eme ahmarrse e gojve qi harresa N`terr mbylli, kur ti s`kishe as sheje as shkroja.
Motrat e tueja qi kumbuene n`shekull Bukurin tue sjell` n`prak t`ksaj jete E tjetra ligj`t e Arsyes qi mbarshtrojn` fise, Heshten e rrojn` vec n`karta:ti, per mrekulli, Me nji mosh` trimij vjetsh e blerun mbete Edhe kumbon e gjall` po n`ato vise Ku me lshue tingujt nise N`foshnjin e botes. Pse t`ka ruejtun fati T`njom edhe virgjin? Egersija jote Mos mban n`at gji, q`i hueji nuk pecati, Stinen e fundme t`poezis s`ksaj bote?
O shqipe plot me munguj, o gjuh` burrash Qi me `i fjal` t`vetme lidheshin per laku Dhe soje as vdekja s`mujte kurr me i trande, Shprehje t,kulluet na ep si akull gurrash Per kang`t e burrnis s`lasht q`ushqejm` te gjaku E t`lavdis s`re qi me t`fitue na kande; Thjeshtin e ambel t`ande Me ndjell` dashnin e vashavet qi t`flasin Falja poetve t`u, por n`qe se kamben Buzes amtare kush ia ven, ti casin Mos prit: banu rrufe me lshue n`te namen.
O Kange, Arbnor`t e plogte i kapi gjumi; Ti kris si za burije Mbi ata qi flejn` pa andrra fisnikije: E n`qe se belkacuk`t e gjuh`s ilire, Tue t`ndie fishkllojn` prej smire, Me rrahje flatrash ik n`nalsi t`kalthera
Ernest Koliqi
--------------------------------------------------------------
hi all;)
|
| Back To Top |
|
|
|
|
|
| |
|
|
|
|
| |
|
|
|