|
|
|
| Total Views: 2447 - Total Replies: 34 |
|
Ti ke lind per mua,ndersa "Une do vdes per Ty"
Te fluturojm bashk ne qiellin e paster te dashurise... e cila pasqyron shpirtin ton te bardh.... ne ajer te tregojm mbrendesine e paster qe e kemi dhe qe duam tja kushtojm njeri tjetrit...
|
| Back To Top |
|
TE PRES Te pres aty ku humben gjurmet tona,aty ku bota dikur ishte e jona,te pres aty ku premtimet u harruan,aty ku une dhe ti dashuruam.Te pres aty ku zogjte ishin deshmitare,aty ku kam qeshur e ku kam qare.Aty ku dhembjen e kam kaluar me dashuri,te pres,te pres aty ku dielli perendon e lind perseri.
|
| Back To Top |
|
citjau pak ngjura mare djal atyre poezive te paksan mbet pa ngjyra
--------------------------------------------------------------
Prishtinasja
|
| Back To Top |
|
|
:
citjau pak ngjura mare djal atyre poezive te paksan mbet pa ngjyra
|
Me mire qiki pa ngjyra e secili i ngjyrosni sipas deshires tuaj
|
| Back To Top |
|
" MELANKOLIA! " Vështroj derën me një trishtim të vjetër në shpirt dhe vështrimi im rrëshqet ngadal sikur të jetë duke ndjekur hapa largues të hirët, por dera a s'është hapur, prej saj askush s'ka dal!. Dhe dhoma shuhet, humbet pa pritur tek shpaloset nata me krahë të ftohtë, hije formash shfaqen nën një dritë të mekur, ndërsa shpirti kërkon një krijesë të butë, një qenie të ngrohtë. Melankolia e huaj më shtrihet mbi lëkurë e vështroj derën për sa kohë s'e di, Nostalgjia e brisht për diçka të bukur më kujton se prej derës pres dikë të vij.... written by : kosovariboy
|
| Back To Top |
|
"Nostalgji" ;
Rrugëve të Prishtinës, E lashë urrejtjen dhe dashurinë, Të humba ty... Aty ku dielli është sinonim, Aty ku jeta ishte kërcnim, Mërgimtarë, në derte e halle, Vetëm rrugët e Prishtinës e dinë hallin tim... I tretur si pshërëtimë, I ringjallur në urrejtje, I humbur në heshtje, Në këtë botë humnerë... Dhe çdogjë pluhursi, Ku mund të gjej veten, ku mund të të gjej ty?! Si mund ta gjej kuptimin, të vërtetën, Ku mund ta gjej shkakun, arsyen, jetën, Ku ta gjej dashurinë ta mposht vdekjen...?!
written by : kosovariboy
|
| Back To Top |
|
Puthje e Pafajshme...
Afër shpirtit tim fshehurasi kalove buzët flakë të kuqe si trëndafil të ngjashme të putha me shikim s'e di çfarë mendove më fal zemra ime ishte puthje e pafajshme!
Puthje me shikim e bukur tunduese u afrove afër hyre në shpirtin tim zemrat u tërbuan dashuri përveluese buzët flakë ndezen puthje pa mbarim...
Në thellësi të shpirtit do jetë e perjetshme brishtësi e shkruar nga zjarri i dashurisë pafajsia e puthjes do jetë e pavdekshme ëndërr që jeton në qiellin e lumturisë...
written by : kosovariboy
|
| Back To Top |
|
|
|
|
|
| |
|
|
|
|
| |
|
|
|