Viewing 1 - 2 out of 2 Blogs.


A MUND TË FALET TRADHËTIA?
Posted On 08/29/2008 11:02:29

Më tradhëtoi… e tradhëtova… e fala… nuk munda ta falja…e pranova për hir të fëmijëve per hir te dashuris etj etj…. Këto janë disa nga shprehjet të cilat pas vetes kanë tradhëtinë. A është e lehtë të falet një tradhëti tashmë që shumë bindje rreth marrëdhënieve seksuale, martesës,apo cift  familjes kanë ndryshuar? Si ndiehet një femër pas një tradhëtie? A mund ta pranojë sërish partnerin?

Tags: Lidhjet Ne Dashuri


Poezi
Posted On 12/24/2007 00:30:35
Jo nuk është mungesa e dollarit që më shpartallon por ajo rithirrje e padjallëzisë fëmijrore prangat e baballarëve tanë të mposhtur imitimi në qoshe rrugësh prej bijëve të etërve fitues ato mirazhe të kota vdekur në udhëtim e sipër vrasës të meteoriteve të pafajshëm jo nuk janë kufijtë sherrëvënës nuk janë kufijtë e hapur dykanatësh përuljes të të plotfuqishmëve që më përplasin në këndin e harruar por zëri im i pafuqishëm për të gjetur veshin që dëgjon jo nuk janë TV-të sindication as gazi nervin që asfikson metropolitanën që më hidhërojnë shikimin por rrokullisja e vetvetes në hiçin e braktisjes së alleluia-s jo nuk janë kanosjet e akullnajës ekspansioni i shkretëtirës vdekja e ishujve oqeanikë të mbytur por miliarda vetmi që zvarriten përbri miliarda vetmish të tjera në muzgun ultra të ndritshëm të njeriut fillikat

Tags: Poezi Te Zgjedhura




 
 
 
 
 
 
 
 
www.MyShqipez.com